Politike

Regjistrohet në KQZ koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim, 14 partitë opozitare garojnë me listë të përbashkët në 25 prill

24 Shkurt 2021, 22:46 Nga DOSJA

TIRANË – Koalicioni i Partisë Demokratike me aleatët e saj është regjistruar në KQZ me emrin “PD-Aleanca për Ndryshim”.

Në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit do të garojnë, 14 parti të cilat do të udhëhiqen nga Partia Demokratike. 

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha arriti marëveshjet me Nard Ndokën e Partisë Demokristiane, Bamir Topin e FRD-së, Fatmir Mediun e PR-së dhe Shpëtim Idrizin e PDIU-së.

Kjo është lista e plotë e partive të koalicionit opozitar:

PARTIA DEMOKRATIKE – Lulzim BASHA

PARTIA REPUBLIKANE – Fatmir MEDIU

PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET – Shpëtim IDRIZI

PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR – Dashamir SHEHI

PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – Vangjel DULE

PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE – Agron DUKA

PARTIA DEMOKRISTIANE – Nard Ndoka

PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE – Bamir TOPI

PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT – Arian STAROVA

PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT – Artur ROSHI

PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT – Ylber VALTERI

PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Mustafa LICI

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT – Shpëtim Axhami

PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE – Dhimitër Muslia

 

Ndërkohë LSI do të dalë me listë më vete, por në qarqet Dibër, Kukës dhe Gjirokastër dy partitë e mëdha opozitare do të kenë një listë të përbashkët.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike regjistrohet në kqz koalicioni pd-aleanca për ndryshim regjistrohet në kqz koalicioni pd-aleanca për ndryshim

Sondazh

Poll