Politike

Fatmir Sejdiu ‘godet’ Isa Mustafën: Thoshte fitoj me duar në xhepa,faji i tij që LDK-ja mori 13% në zgjedhje

24 Shkurt 2021, 22:31 Nga DOSJA
Fatmir Sejdiu ‘godet’ Isa Mustafën: Thoshte fitoj me duar

KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se e ka paralajmëruar rënien e LDK-së prej vitit 2010. Ai thotë se është i dëshpëruar me qëndrimet e strukturave tërë këtë kohë.

Në një intervistë që ka dhënë në emisionin ‘Pressing në T7’ ka hedhur ‘sulmuar’ pasaardhësin e ti Isa Mustafën, duke e konsideruar si shkaktar që LDK ka marrë rreth 13% në zgjedhje në nivel vendi, që është rezultati më i keq në histori të këtij subjekti. 

“Unë e them edhe një periudhe ende pa e pasur prezencën si subjekt politik VV. Por vetë trendet e stagnimit e LDK-së i kam paralajmëruar në zgjedhjet e pas 2010. Interesant është gara për kreun e Prishtinës. Dihet se si ishte zgjedhur kryetari me ndërskamca dhe në mënyrë aspak jodemokratike. Ai kishte paralajmëruar se do ta fitonte Prishtinën me duar në xhepa dhe e kisha paralajmëruar se nuk do të ndodhte nëse ai do të vazhdonte të udhëhiqte në atë mënyrë. Është paralajmëruar kjo. Në kohën e hartimit të statutit, sepse unë kam marrë pjesë në të gjitha hartimet e statuteve që nga fillimi. Jam i befasuar se si shumica e anëtarëve se si kanë lejuar të vijë deri këtu dhe të lejohet ajo udhëheqje”, tha ai.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmir sejdiu fatmir sejdiu

Sondazh

Poll