Politike

PD dhe LSI me dy programe, Vasili: Do të bashkohen, kemi dhe një taktikë elektorale që…

24 Shkurt 2021, 21:55 Nga DOSJA
PD dhe LSI me dy programe, Vasili: Do të bashkohen, kemi dhe një

TIRANË- Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet se forca politike që përfaqëson i ka siguruar mandatet në të gjitha qarqet e vendit, përveç ati të kukësit, ku LSI dhe PD do bashkojnë listat për të maksimalizuar votat.

Vasili foli në emisionin “Opinion” dhe për programet e LSI dhe PD, për të cilët tha se ata do të bashkohen dhe të sjellin një produkt më të mirë për Shqiptarët pas zgjedhjeve të 25 prillit.

“LSI i ka siguruar mandatet në të gjithë qarqet e republikës, me përjashtim të qarkut të Kukësit. Dhe ka siguruar duke konkurruar e vetme. Në Kukës do të kemi një taktik elektorale. Ne do kemi listën tonë se është detyrim ligjor. Do të kemi dhe një taktik elektorale që mbështet dhe kandidatët e koalicion që kryesohet nga PD. LSI dhe PD i kanë të qarta objektivat e tyre.”-tha Vasili. 

Iliazaj: Pse nuk ka një marrëveshje për programin e përbashkët?

Nuk ekzisto asnjë kontradiksion për asnjë arsye. Partitë janë komplementare për shtresat që përfaqësojnë. Natyrshëm që do të kenë programet e tyre. Në vijim do të ketë elemente ku do të fuzionohen programet e ku do të jenë elementët ku do të reflektohen elementet që janë të rëndësisehme për PD dhe LSI. Fuzioni do të bëjnë që dy produktet të bëjnë një produkt më të mirë.

Marrë nga: Opinion 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike petrit vasili petrit vasili

Sondazh

Poll