Politike

Pse në lista të ndara? Paloka: Na rezulton se LSI në një krah dhe PD në një krah do të maksimalizojë votën

24 Shkurt 2021, 21:23 Nga DOSJA
Pse në lista të ndara? Paloka: Na rezulton se LSI në një

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka shpjeguar  se pse Partia Demokratike dhe LSI dolën me një listë të përbashkët.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ Paloka ka thënë se qëllimi që ata nuk kanë dalë në një listë të përbashkët është maksimalizimi i votës. Ai ka shtuar se ky vendim është marë pas diskutimeve të shumta që janë bërë mes tyre. Paloka tha se është diskutuar edhe me partitë e vogla për t’u “shkrirë” me Partinë Demokratike, por vendimi do të merret nga këto parti pas 25 prillit.

Pjesë nga intervista

Çfarë marrëveshje ka me 14 partitë e tjera?

Qëllimi i koalicionit është që ne të mundemi të garantojmë foltoren e zgjedhjeve për të sjellë ndryshimin  që presin sot mbi 80% e shqiptarëve. Janë marrëveshje që rregullojnë marrëdhënien me partitë , por me qëllim të vetëm për maksimalizimin e votës.

Kryetarët e partive do të jenë në listën e PD?

Po patjetër, kemi një marrëveshje të hershme me ata.

Pse nuk ndodhu lista e përbashkët me LSI?

Ne kemi bërë studimet tona dhe na rezulton se LSI në një krah dhe PD në një krah do të maksimalizojë votën.

Bamir Topi u kthye në koalicion me PD?

Deri në momentin që isha në seli, jemi ende pa konkluduar  por mendoj se jemi drejt konkludimit me atë parti.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi paloka

Sondazh

Poll