Politike

Patozi tregon përse refuzoi koalicionin me PD/ I kthehet ashpër Bylykbashit: Ke nënshkruar me dorën e Bashës marrëveshjen

24 Shkurt 2021, 20:58 Nga DOSJA
Patozi tregon përse refuzoi koalicionin me PD/ I kthehet ashpër

TIRANË- Astrit Patozi treguar se anjë nga arsyet që ka refuzuar koalicionin me PD për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit ka qenë marrëveshja e 5 qershorit.

I ftuar në emisioni ‘Open’, Patozi i ëhstë drejtuar ashpër Oerd Bylykbashit, përfaqësues i PD në tavolinën e Reformës Zgjedhore duke i thënë se ky i fundit ka nënshkruar me   dorën e Bashës këtë marrëveshje, Ndërkohë ky i fundit i është përgjigjur se marrëveshja është mbështetur edhe nga ndërkombëtarët.

Pjesë nga Biseda 

Patozi: Pse duhet të hy unë në një gjë që nuk e besoj? Astrit Patozi nuk ka bashkëpunim me të majtën,e dhe mund të kisha, nuk ka qëlluar, nuk kam ndërmend të kem. Zotëria që kam përballë ka pasur nivel të lartë bashkëqeverisje në 2017, ka pasur dhe flirte të tjera, mes të cilave marrëveshja e 5 qershorit.

Bylykbashi: Atë e mbështetën ndërkombëtarët.

Patozi: Nuk më intereson dhe ia them edhe SHBA. Ti ke nënshkruar jo me dorën tënde, por me të Lulzim Bashës, atë rol ke pasur. Ditën që nënshkrove marrëveshjen e 5 qershorit, unë ndërpreva cdo lloj komunikimi që PD mund të ndryshojë edhe 1% të konceptit. Ja çfarë bëtë ju, rrëmbyet bashkë me LSI, morët një komisioner në tavolinë dhe u larguat dhe thanë ky stan këtë ka.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike astrit patozi astrit patozi

Sondazh

Poll