Politike

Debati me Patozin/ Bylykbashi: Objektivi ynë të maksimilizojmë votën, Duka: Kodi zgjedhor na detyron të dalim me dy lista,

24 Shkurt 2021, 20:56 Nga DOSJA
Debati me Patozin/ Bylykbashi: Objektivi ynë të maksimilizojmë

TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka truguar se pse PD-ja dhe LSI-ja kanë zgjedhur të dalin në lista të ndara nëzgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në emisionin “Opinion” ka thënë se arsyeja e vetme ka qenë maksimilizmi i votës. Në këtë moment ka ndërhyrë Astrit Patozi duke i thënë se mos të tregojë një teknin të tillë pasi sipas tij kjo nuk është mënyra për ta rrëzuar Ramën nga pushteti. 

Menjëherë në bisedë është futur edhe Agron Duka, duke thënë se Kodi Zgjedhor i detyron që të dalin në lista të tilla duke shtuar se beteja e vetme e tyre është Rama. 

Pjesë nga Biseda: 

Bylykbashi: Sot lajmi ka të bëjë me Ramën

Patozi: Kush e thotë që do e rrëzoni Ramën

Bylykbashi: Ca meraku ke

Patozi: S’kam asnjë merak

Bylykbashi E di shumë mirë raportin tonë në PD. Më 25 janë zgjedhjet, diferencat bëhen me zgjedhje, sa më shumë vota të behëmi bashkë aq më e thellë është fitorja. Ne do bëjmë ccmos që të maksimilizojmë votën.

Vasili: Ku i gjeni numrat

Bylykbashi: Ne kemi dy lista, koalicioni jonë dhe LSI-ja që do dalë në vete

Patozi: Do pushosh mos na jep teknik

Bylykbashi: Me ketë teknik ky koalicion do të fitoj

Patozi: Këta megjithë që janë e njëjta gjë janë në lista të ndryshme. Edi Rama mund të rrëzohet edhe me dy lista tre lista.

Duka: Të kishim qenë njëlloj do ishim në të njëjtën parti

Duka: Kodi zgjedhor na detyron të dalim me dy lista. Do kemi një aleancë dhe pas zgjedhore. Ne kemi betejën vetëm me Ramën. Nuk është e njëjta situatë me 2017.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron duka astrit patozi agron duka astrit patozi

Sondazh

Poll