Politike

Marrëveshja me Bashën/ Agron Duka: Kemi rënë dakort që logot e partive të jenë të gjitha

24 Shkurt 2021, 20:14 Nga DOSJA
Marrëveshja me Bashën/ Agron Duka: Kemi rënë dakort që

TIRANË– Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka treguar detaje lidhur me marrëveshjen e orëve të fundit në PD, mes Bashës dhe aleatëve. I ftuar në emisionin ‘Open’, Duka tha se krahas emrit të PD-së, do të jenë dhe logot e partive të vogla.

“Është emri i koaliconit dhe në kllapa janë siglat e partive, 10-12 sa janë. Në fillim u mendua që të jetë vetëm logo e PD-së dhe më pas u vendos që të jenë logot e partive të tjera, të gjithë. Nuk është e vështirë kjo.”– ka thënë ai.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron duka agron duka

Sondazh

Poll