Politike

Zgjatja e koncesionit të aeroportit të Tiranës me 13 vite/ PD përshëndet kthimin e ligjit: Aferat korruptive do të zhbëhe

24 Shkurt 2021, 18:01 Nga DOSJA
Zgjatja e koncesionit të aeroportit të Tiranës me 13 vite/ PD

TIRANË – Partia Demokratike ka përshëndetur sot kthimin e ligjit për zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Tiranës nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku risolli qëndrimin e kryedemokratit Basha për këtë çeshtje, i cili ka deklaruar se “kjo aferë korruptive do të zhbëhet”.

Sipas Tabakut, Partia Demokratike është e vendosur për të zhbërë të gjitha koncesionet korruptive, është e vendosur për të hequr të gjitha përjashtimet fiskale që sot favorizojnë pak persona

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku në emër të PD risolli qëndrimin e kryedemokratit Basha për këtë çeshtje, i cili ka deklaruar se “kjo aferë korruptive do të zhbëhet”.

Sipas Tabakut, Partia Demokratike është e vendosur për të zhbërë të gjitha koncesionet korruptive, është e vendosur për të hequr të gjitha përjashtimet fiskale që sot favorizojnë pak persona

Në emër të Partisë Demokratike përshëndes kthimin e ligjit për zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Tiranës me 13 vite.

Sot fatkqesisht Shqipëria është kthyer në nje çiflig të 5 personave që po marrin porte, aeroporte e çdo pasuri publike. Kastrati përfiton Porto Romanon, përfiton traun që ndan shqiptarët dhe atij i falet dhe aeroporti.

Partia Demokratike është e vendosur për të zhbërë të gjitha koncesionet korruptive, është e vendosur për të hequr të gjitha përjashtimet fiskale që sot favorizojnë pak persona. Do heqim ligjin që favorizon me përjashtime nga renta minerare, ligjin që favorizon oligarkët që marrin jahte pa TVSH. Ligjin që përjashton nga taksat vetëm hotelet që ndërtojnë okigarkët që sot paguajnë 5% tatim fitimin dhe 6% TVSH për shërbimet.

Vetëm keshtu Shqipëria Fiton, vetëm kështu familjet shqiptare fitojnë, ekonomia çlirohet dhe barazia e mundësive kultivon shpresën. Shqipëria është e shqiptarëve ndaj me 25 prill Rama dhe oligarkët humbasin dhe Shqipëria Fiton! #shqiperiafiton

(kle.mu:a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku jorida tabaku

Sondazh

Poll

Politike 24 Shkurt 2021, 16:06

TIRANË – Presidenti Ilir Meta, ka reaguar ka kthyer ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet. Në një postim që ka bërë n...