Politike

‘Nuk arrin nivel të besueshëm për kualifikimin në detyrë’, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të prokuro

24 Shkurt 2021, 17:09 Nga DOSJA
‘Nuk arrin nivel të besueshëm për kualifikimin në

TIRANË – Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për prokurorin Kujtim Luli.

Në njoftim që ka bërë për mediat Komisioneri Publik pasi ka shqyrtuar vendimin,  vlerëson se referuar gjendjes së provave dhe fakteve të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe në konsideratë të juridiksionit rivlerësues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, subjekti i rivlerësimit, Kujtim Luli nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Po ashtu, nëpërmjet këtij ankimimi Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të vendosë shkarkimin nga detyra të prokurorit Kujtim Luli. Ky i fundit është edhe në listën e anëtarëve zëvendësues për konstituimet në KED.

Njoftimi i komisionerit publik:

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 318, datë 3.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Kujtim Luli, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm, vlerëson se referuar gjendjes së provave dhe fakteve të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe në konsideratë të juridiksionit rivlerësues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, subjekti i rivlerësimit, z. Kujtim Luli nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë. Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 318, datë 3.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe të vendosë shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Kujtim Luli. Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/ Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Kujtim Luli e ka nisur karrierën si prokuror ushtarak në vitin 1992, funksion që e ka mbajtur deri në vitin 2002. Prej gati dy dekadash ai ka ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme. Në vitet 2015-2017, Luli ka punuar gjithashtu si prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Durrësit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kujtim luli kujtim luli

Sondazh

Poll

Politike 24 Shkurt 2021, 16:06

TIRANË – Presidenti Ilir Meta, ka reaguar ka kthyer ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet. Në një postim që ka bërë n...