Politike

Formohet koalicioni i dytë opozitar/ Kujtim Gjuzi dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrim, bëhet bashkë me Selami Jenishe

24 Shkurt 2021, 16:56 Nga DOSJA
Formohet koalicioni i dytë opozitar/ Kujtim Gjuzi dorëzon në KQZ

TIRANË- Pas koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim, i formuar nga Partia Demokratike dhe 13 parti aleate, në KQZ ka arritur një një tjetër kërkesë për regjistrimin si koalicion zgjedhor për zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzin, Partia Ora e Shqipërisë me kryetar Zef Shtjefnin, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë me kryetar Selami Jenisheri dhe Partia Emigracioni Shqiptar, me kryetar Kostaq Papa, do të garojnë si koalicion zgjedhor me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Koalicioni do të quhet “Aleanca Ora Komëbtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”dhe sigla e saj do të jetë “AOKBPEK”. Të katër këta kryetarë partish janë edhe deputetë të Kuvendit, të cilët u futën në Parlament pas lënies së mandateve nga ana e opozitës.

Ditën e sotme, është formuar  koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim, ku do të garojnë në një listë të përbashkët, PD dhe 13 partitë e tjera aleate. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kostaq papa kujtim gjuzi selami jenisheri zef shtjefnin kostaq papa kujtim gjuzi selami jenisheri zef shtjefnin

Sondazh

Poll

Politike 24 Shkurt 2021, 16:06

TIRANË – Presidenti Ilir Meta, ka reaguar ka kthyer ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet. Në një postim që ka bërë n...