Politike

Edi Paloka në takim me banorët e lagjes në Durrës: Do ofrojmë zgjidhje për problemet e krijuara, pensionet dhe pagat e ars

24 Shkurt 2021, 16:43 Nga DOSJA
Edi Paloka në takim me banorët e lagjes në Durrës: Do

DURRËS- Drejtuesi politik i Qarkut Durrës,  Edi Paloka ditën e sotme ka zhvilluar një takim me në banorët e lagjes nr. 17. Durrës. 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ai ka premtruar se nëse Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet e 25 prilit, pensionet dhe pagat e arsimtarëve do të rriten me 5%. 

Po ashtu ai ka thënë se qytetarëve duhet t’u ofrojmë zgjidhje për problemet që kanë. 

POSTIMI I PLOTË: 

“Ne nuk mund të nisemi thjesht me faktin që shqiptarët kanë arritur në pikën që nuk e durojnë këtë qeveri, nuk mund të ecim me mllefin dhe inatin ndaj kësaj qeverie. Ne duhet t’ju ofrojmë zgjidhje për problemet e krijuara prej tyre. Ju e keni parë programin e Partisë Demokratike. Kur themi se do të rrisim pagat e arsimtarëve apo mjekëve apo do dyfishojmë pensionet, të rrisim minimalisht çdo vit 5% pensionet dhe pagat, nuk janë fjalë në ajër, por është çdo gjë e llogaritur dhe argumentuar, ku do të gjehen paratë dhe si do të realizohet ky premtim. SHQIPËRIA KA MBETUR NË VEND-NUMËRO!
#ShqiperiaFITON.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi paloka

Sondazh

Poll

Politike 24 Shkurt 2021, 16:06

TIRANË – Presidenti Ilir Meta, ka reaguar ka kthyer ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet. Në një postim që ka bërë n...