Politike

PD finalizon marrëveshjen me aleatët, 14 partitë e koalicionit opozitar “Aleanca për ndryshim”(LISTA E PLOTË)

24 Shkurt 2021, 16:26 Nga DOSJA
PD finalizon marrëveshjen me aleatët, 14 partitë e koalicionit

TIRANË– Partia Demokratike dhe aleatët e saj ditën e sotme kanë nënshkruar një marrëveshje ku kanë vendosur që në zgjedhjet e 25 prillit të garojnë me një listë të përbashkët. Sot është afati i fundit për ta dorëzuar listën në KQA, ndërkohë që janë zbuluar edhe 14 partitë që do të jenë pjesë e koalicionit opozitar PD-Aleanca për Ndryshim, të cilët do të kandidojnë në një listë të përbashkët. P
Kjo është lista e plotë e partive të koalicionit opozitar:

PARTIA DEMOKRATIKE – Lulzim BASHA

PARTIA REPUBLIKANE – Fatmir MEDIU

PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET – Shpëtim IDRIZI

PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR – Dashamir SHEHI

PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – Vangjel DULE

PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE – Agron DUKA

PARTIA DEMOKRISTIANE – Nard Ndoka

PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE – Bamir TOPI

PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT – Arian STAROVA

PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT – Artur ROSHI

PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT – Ylber VALTERI

PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Mustafa LICI

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT – Shpëtim Axhami

PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE – Dhimitër Muslia. 

“Aleanca për ndryshim” është koalicioni i i krijuar nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, që do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit. Sot, më 24 shkurt, kur është edhe afati i fundit për depozitimin e kërkesës për regjistrim të partive dhe koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Basha mblodhi aleatët e tij me të cilët firmosi edhe koalicionin. Partia Socialiste ka bërë të qartë, përmes kryetarit Edi Rama se nuk do të ketë asnjë aleancë politike për zgjedhjet e 25 prillit dhe PS do të garojë e vetme. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koalicioni aleanca për ndryshim koalicioni aleanca për ndryshim

Sondazh

Poll

Politike 24 Shkurt 2021, 16:06

TIRANË – Presidenti Ilir Meta, ka reaguar ka kthyer ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet. Në një postim që ka bërë n...

Politike 24 Shkurt 2021, 13:02

TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar udhëtimet e tij nëpër Shqipëri dhe presionet që sipas tij, qeveria po iu bën qytetarëve. Meta tha se pas takimit që ka...