Politike

24 Shkurt 2021, 16:06 Nga DOSJA

TIRANË – Presidenti Ilir Meta, ka reaguar ka kthyer ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet. 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta shkruan se çkapja e shtetit është nevojë ulëritëse për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për të ndalur shpopullimin e saj, duke shtuar se demokracia është kontrolli i sovranit mbi të zgjedhurit. 

Ndër të tjera kreu i shtetit u ka bërë hirrje të gjithë deputeteve që të reflektojnë për koncesionin. 

Postimi i Plotë: 

“Çkapja e shtetit është nevojë ulëritëse për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për të ndalur shpopullimin e saj. Demokracia është kontrolli i sovranit mbi të zgjedhurit dhe jo zgjedha e oligarkisë mbi qytetarët dhe dhunimi i të drejtave të tyre kushtetuese.
Dëshmova sot përballë qytetarëve të Republikës një rast flagrant të kapjes së shtetit nga sekti në pushtet me urdhër të Kryeoligarkut në pushtet, që ka kapur çdo institucion publik dhe tmerrohet nga zgjedhjet e lira dhe rivendosja e llogaridhënies demokratike.
U bëj thirrje të gjithë deputetëve të reflektojnë për këtë koncesion sa më parë!”

Presidenti Ilir Meta ka kthyer ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet, duke e cilësuar procedurën e kryer në shkelje flagrante të ligjit dhe të Kushtetutës.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 24 Shkurt 2021, 13:02

TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar udhëtimet e tij nëpër Shqipëri dhe presionet që sipas tij, qeveria po iu bën qytetarëve. Meta tha se pas takimit që ka...