Politike

Gazment Bardhi takim me të rinjtë në Elbasan:  Votuesit për herë të parë kanë në dorë Shqipërinë

24 Shkurt 2021, 16:02 Nga DOSJA
Gazment Bardhi takim me të rinjtë në Elbasan:  Votuesit

TIRANË– Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan është takuar me disa të rinjë të këtij qytetit ku dhe ka dëgjuar problematikat e tyre.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se të rinjtë, me votë, do të sigurojnë një qeveri që sipas Bardhit do t’i mbështesë dhe do u hapë rrugën e integrimit europian.

“U takova sot me të rinj që me 25 prill do të votojnë për herë të parë. Një emocion e përgjegjësi dyfishe kur sheh se Rajna, Kevini, Eraldi, Anxhela, Elisi, Eralda, Noeli, Tea, Abdeli dhe Martini kanë kuptuar mirë programin dhe angazhimin e PD për rininë. Për stazhet e paguara, për mbulimin e tarifave dhe shpenzimeve për studentët në nevojë, apo për reformat e mëdha që kemi në plan në sektorët ku ata kanë projektuar të ardhmen si profesionistë të rinj që janë.

Ua theksova se ata, miqtë e bashkëmoshatarët e tyre kanë në dorë Shqipërinë. Me votën që do hedhin për herë të parë do sjellin ndryshimin për veten dhe familjet e tyre. Me votë, do të sigurojnë një qeveri që u qendron në krah, që krijon vende pune, që sjell investime të huaja dhe një qeveri që do të zhbllokojë rrugën e integrimit europian. Të gjithë zgjedhësit e rinj për herë të parë, në Elbasan e kudo, do të ndjejnë me 25 prill fuqinë që kanë për ta nxjerrë vendin nga udhëkryqi e ngecja në vendnumëro, duke ushtruar të drejtën ligjore e kushtetuese, të shprehjes së vullnetit në kutinë e votimit”, tha Gazment Bardhi nga Elbasani.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll

Politike 24 Shkurt 2021, 13:02

TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar udhëtimet e tij nëpër Shqipëri dhe presionet që sipas tij, qeveria po iu bën qytetarëve. Meta tha se pas takimit që ka...