Politike

U vlerësua dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Ardian Dvoranit i dorëzohet certifikata e çmimit “Kampion Kundër Korru

24 Shkurt 2021, 15:52 Nga DOSJA
U vlerësua dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Ardian Dvoranit i

TIRANË- Gjyqtari Ardian Dvorani, i cili u vlerësua ditën e djeshme nga Departamenti Amerikan i Shtetit me çmimin “Kampion Kundër Korrupsionit”, sot ka marrë certifikatën e çmimit. 

Ka qenë Ambasada Amerikane e cila ka ndarë një foto në rrjetet sociale ku shihet Dvorani me certefikatën në dorë. Krahas fotos Ambasada shkruan se Departamenti i Shtetit vlerësoi punën e guximshme të 12 avokatëve të luftës kundër korrupsionit nga e gjithë bota, përkushtimi i të cilëve për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe siguruar llogaridhënie.

POSTIMI I PLOTË:

“Sot, gjyqtari Ardian Dvorani mori certifikatën e tij të çmimit Kampion Kundër Korrupsionit, shpallur dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Nëpërmjet këtij Çmimi të sapokrijuar, Departamenti i Shtetit vlerësoi punën e guximshme të 12 avokatëve të luftës kundër korrupsionit nga e gjithë bota, përkushtimi i të cilëve për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe siguruar llogaridhënie, ka mbrojtur bashkëqytetarët e tyre dhe ka ekspozuar keqbërjen. Gjyqtari Ardian Dvorani nga Shqipëria ishte një prej këtyre kampionëve. Departamenti i Shtetit e vlerësoi Dvoranin për punën e tij në zhvillimin e mekanizmave për të zvogëluar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë. Urime Ardian Dvoranit për përzgjedhjen si një Kampion Kundër Korrupsionit!”

Departamenti i Shtetit nderoi të martën individë të vendeve të ndryshme për luftën kundër korrupsionit, mes së cilëve edhe gjykatësin shqiptar Ardian Dvorani.Çmimi i ri “Kampionët Ndërkombëtarë të Anti-Korrupsionit”, siç u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, “vlerëson individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh në kushte të vështira, për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe për të siguruar mbajtjen e përgjegjësisë në vendet e tyre”.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardian dvorani ardian dvorani

Sondazh

Poll

Politike 24 Shkurt 2021, 13:02

TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar udhëtimet e tij nëpër Shqipëri dhe presionet që sipas tij, qeveria po iu bën qytetarëve. Meta tha se pas takimit që ka...