Politike

DOKUMETI/ Zbardhet marrëveshja që PD-ja ka nënshkruar me aleatët, Basha autorizohet që të paraqesë në KQZ listat e kandi

24 Shkurt 2021, 14:56 Nga DOSJA

TIRANË- Dosja.alka siguruar dokumentin që është firmosur sot nga aleatët e PD-së dhe do të dorëzohet në KQZ nga ana e Partisë Demokratike. Marrëveshja që është nënshkruar ditën e sotme nga Lulzim Basha me aleatët e tij e autorizon PD-ne që të dërgojë në KQZ listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Siç thuhet në marrëveshje Ivi Kaso është autorizuar si personi që do të regjistrojë koalicionin dhe do të përfaqësojë koalicionin gjatë shortit në KQZ.

Partia Kryesore e koalicionit është PD-ja, ndërkohë në listat që do të dorëzohen në KQZ do të përfshihen emrat e kandidatëve dhe numrat e tyre. Në marrëveshje thuhet se aleatët do të përfaqësohen me emra kandidatësh në listë, në bazë të rezultateve të mëparshme zgjedhore. Kandidatët në listë duhet të jenë kandidatë të koalicionit dhe jo të partive, njësoj siç u veprua në 2017-ën.

Në dokument shkruhet“Vendosëm që të formojmë një koalicion për të konkurruar së bashku në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021. Partia udhëheqëse është Partia Demokratike. Të autorizojmë z. Lulzim Basha që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat shumëemërore të kandidatëve për deputet, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor”.

 “Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitmit të listët shumëemërore të kandidatëve të koalicionit, sipas modelit ë përcaktuar në aneksin e Udhëzimit nr. 1 dt. 23.12.2020 të KQZ. Në listën shumëemërore të koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale që rezulton për secilën parti. Kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësve partiake”, vijon dokumenti.

Tashmë pjesë e koalicionit të Partisë Demokratike janë 6 parti politike:

LZHK – Dashamir Shehi

PAA – Agron Duka

PDIU – Shpëtim Idrizi

PR – Fatmir Mediu

PDK – Nard Ndoka

PBDI – Vangjel Dule

Balli Kombëtar – Artur Roshit

24 shkurti është afati i fundit për depozitimin e kërkesës për regjistrim të partive dhe koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Sytë e të gjithëve janë drejtuar nga kampi opozitar, duke qenë se Partia Socialiste ka bërë të qartë, përmes kryetarit Edi Rama se nuk do të ketë asnjë aleancë politike për zgjedhjet e 25 prillit dhe PS do të garojë e vetme. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koalicioni shqiperia fiton koalicioni shqiperia fiton

Sondazh

Poll

Politike 24 Shkurt 2021, 13:02

TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar udhëtimet e tij nëpër Shqipëri dhe presionet që sipas tij, qeveria po iu bën qytetarëve. Meta tha se pas takimit që ka...