Politike

Replika me Veliaj, Vokshi: Dështimi i Ramës me arsimin nuk mbulohet dot nga propaganda e atij që do t’i zërë vendin Ramë

24 Shkurt 2021, 13:27 Nga DOSJA
Replika me Veliaj, Vokshi: Dështimi i Ramës me arsimin nuk mbulohet

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi iu është përgjigjur akuzave të Erion Veliajt duke e cilësuar si papagall të Ramës. Vokshi shprehet se në shkollën ‘Jeronim De Rada’ në Tiranë nuk ka pajisje të mjaftueshme për mësim. Ndër të tjera ajo thotë se dështimi i Ramës po rëndon në xhepat e prindërve, në xhepat e qytetarëve të Tiranës me taksën antikushtetuese, për infrastrukturën e arsimit.

DEKLARATA E PLOTË:

Edi Rama ka vënë papagallin e tij në bashki, Erion Veliaj, që, me akuza krejt të pabaza, të mbulojë dështimin spektakolar me shkollat dhe me arsimin në Shqipëri.

Do apo nuk do Edi Rama, faktet janë që ai i la në baltë mësuesit. Ai i la në baltë prindërit. Ai i la në baltë nxënësit.

Shkolla “Jeronim De Rada” për të cilën po derdh lot krokodili një nga mëtonjësi lt për fronin e kryetarit të Partisë Socialiste pas humbjes së 25 prillit, e cila është rikonstruktuar me fonde nga shteti mik i Katarit, nuk ka pajisje e nevojshme për mësim.

Prindërit detyrohen t’i paguajnë vetë të gjitha. Dështimi i Ramës po rëndon në xhepat e prindërve, në xhepat e qytetarëve të Tiranës me taksën antikushtetuese, për infrastrukturën e arsimit.

Por, çdo ditë Edi Rama po fut duart në xhepat e prindërve, duke i detyruar ata të paguajnë për të gjitha pajisjet dhe mjetet elementare.
Prindërit blejnë vetë gjithçka, që nga printeri e deri tek boja e fëmijëve nëpër klasa.

Prandaj më 25 prill, ne do ta ndryshojmë këtë, që prindërit të mos paguajnë për një të drejtë kushtetuese, arsimin falas dhe cilësor.

Më 25 prill Edi Rama do të humbasë!
Më 25 prill arsimi dhe Shqipëria do të fitojnë!

Këto akuza vijnë shumë kohë pas u rikonstruktua shkolla me mbështetjen e Fondacionit të Katarit, aty ku u zhvillua dhe një ceremoni në ambientet e shkollës ‘Jeronim De Rada’.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi erion veliaj albana vokshi erion veliaj

Sondazh

Poll

Politike 24 Shkurt 2021, 13:02

TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar udhëtimet e tij nëpër Shqipëri dhe presionet që sipas tij, qeveria po iu bën qytetarëve. Meta tha se pas takimit që ka...