Politike

Idrizi del nga zyra e PD: Nuk është aleancë kundër PS por kundër një njeriu të vetëm

24 Shkurt 2021, 13:34 Nga DOSJA
Idrizi del nga zyra e PD: Nuk është aleancë kundër PS por

TIRANË– Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi pas takimit që zhvilloi me kryedemokratin Lulzim Basha tha për gazetarët se aleanca mes dy partive nuk është kundër PS-së.

Idrizi tha se Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Ai tha më tej se aleanca është kundër një personi të vetëm i cili hesh i greku më i mirë për ligjin e luftës me Greqinë.


DEKLARATA:

‘Kjo nuk është një aleancë kundra Partisë Socialiste kjo është një aleancë kundër një njeriu të vetëm që është kthyer në sultan.Shqipëria ka nevojë për ndryshim, ky njeri po ja jep pasuritë kombëtare si porte dhe aeroporte 5 oligarkëve. Kjo aleancë është kundër një njeriu të vetëm i cili hesht si greku më i mirë për ligjin e luftës me Greqinë dhe është njeriu që hoqi çështjen came nga fokusi. Jemi për një sinergji të përbashkët,PDIU do t’i japë aleancës rreth 40-50 mijë vota rëndësi ka që Shqipëria do të fitojë.’

Lulzim Basha mblodhi sot për herë të fundit para regjistrimit në KQZ aleatët opozitarë, ku paraprakisht mësohet se PD do të futë në një listë të përbashkët të gjitha partitë aleate, përveç Lëvizjes Socialiste për Integrim, që në këto zgjedhje do të garojë sërish e vetme. PD dhe aleatët kanë caktuar edhe emrin e koalicionit që në fletën e votimit më 25 prill do të prezantohet nën emrin “Shqipëria fiton”. Në këto zgjedhje do të kërkojnë votën e qytetarëve për t’i përfaqësuar në parlament 40 subjekte zgjedhore nga ku 35 janë parti, ndërsa 5 të tjerë janë kandidatë të pavarur. Shqiptarët do të zgjedhin parlamentin e ri me 140 deputetë, ku shumica që kërkohet për krijimin e qeverisë së re është 71 mandate deputetësh.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koalicioni shqiperia fiton shpetim idrizi koalicioni shqiperia fiton shpetim idrizi

Sondazh

Poll

Politike 24 Shkurt 2021, 13:02

TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar udhëtimet e tij nëpër Shqipëri dhe presionet që sipas tij, qeveria po iu bën qytetarëve. Meta tha se pas takimit që ka...