Politike

Vangjel Dule dhe Dashamir Shehu në koalicion me PD-në, firmosin te Basha

24 Shkurt 2021, 12:57 Nga DOSJA
Vangjel Dule dhe Dashamir Shehu në koalicion me PD-në, firmosin te

TIRANË– Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule e më pas kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi hynë njëri pas tjetrit në selinë blu për të firmosur marrëveshjen për zgjedhjet e 25 prillit, si pjesë e koalicionit opozitar.

Ata të dy kanë qëndruar pak në seli, ndërsa pasi hodhën firmën nuk dhanë asnjë prononcim për mediat.

Lulzim Basha mblodhi sot për herë të fundit para regjistrimit në KQZ aleatët opozitarë, ku paraprakisht mësohet se PD do të futë në një listë të përbashkët të gjitha partitë aleate, përveç Lëvizjes Socialiste për Integrim, që në këto zgjedhje do të garojë sërish e vetme. PD dhe aleatët kanë caktuar edhe emrin e koalicionit që në fletën e votimit më 25 prill do të prezantohet nën emrin “Shqipëria fiton”. Në këto zgjedhje do të kërkojnë votën e qytetarëve për t’i përfaqësuar në parlament 40 subjekte zgjedhore nga ku 35 janë parti, ndërsa 5 të tjerë janë kandidatë të pavarur. Shqiptarët do të zgjedhin parlamentin e ri me 140 deputetë, ku shumica që kërkohet për krijimin e qeverisë së re është 71 mandate deputetësh.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koalicioni shqiperia fiton vangjel dule zgjedhjet e 25 prillit 2021 koalicioni shqiperia fiton vangjel dule zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll