Politike

Si i keni raportet me “Rrugën e Elbasanit”/ Meta: Të shkëlqyera, nuk kam shkelur asnjë ligj amerikan

24 Shkurt 2021, 12:52 Nga DOSJA
Si i keni raportet me “Rrugën e Elbasanit”/ Meta: Të

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot se marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera dhe hodhi poshtë çdo ftohje të tij, pas komentimit nga politika dhe media se vlerësimi i DASH për Dvoranin ishte shuplakë për Metën. Kreu i shtetit tha se vlerësimi i DASH ishte një letër e Ramës njësoj si ato të partisë së Punës.


Ilir Meta: Raportet e Ilir Metës me SHBA-të janë të shkëlqyera, pasi Ilir Meta asnjëherë nuk gënjen, nuk mashtron, Ilir Meta nuk ka shkelur asnjë ligj amerikan, dhe respekton ligjin dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Një aferë si kjo kaq e madhe si kjo janë të mbaruara në 25 Prill, pasi populli shqiptar do të votojë pro rendit kushtetues. Iku koha kur ne duartrokisnim me parrulla të Partisë Socialiste, fuqia e shqiptarëve është 25 Prilli, dhe prandaj unë them që ajo ditë do të jetë një Referendum.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardian dvorani dash per ardian dvoranin edi rama ilir meta ardian dvorani dash per ardian dvoranin edi rama ilir meta

Sondazh

Poll