Politike

Meta kthen ligjin për aeroportin: Kontrata për Rinasin, korruptive. Dvorani mori fletëlavdërimi për veten, marrëdhëniet e

24 Shkurt 2021, 12:40 Nga DOSJA
Meta kthen ligjin për aeroportin: Kontrata për Rinasin, korruptive.

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kthyer ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet, duke e cilësuar procedurën e kryer në shkelje flagrante të ligjit dhe të Kushtetutës. Në një konferencëm ë gazetarët, Meta ngriti disa pyëtje për ministren e Financave, Anila Denaj dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, për të cilat tha se nuk kanë bashkëpunuar në dhënien e ‘llogarisë’ për këtë procedurë.


Meta i pyeti ministret se kur e hartuan brenda një dite të gjithë dokumentin dhe kur shkuan në Kamëz për ta firmosur. Meta deklaroi se totalisht në shkelje të ligjit, një ministër dhe një zëvendës ministër kanë shkuar në Kamëz dhe kanë nënshkruar një marrëveshje me procedurë të përshpejtuar dhe anti-Kushtetuese.

Sipas Metës, ligji nuk ishte fare me procedurë të përshpejtuar por për qëllime të ‘errëta’ është bërë në këtë mënyrë nga qeveria dhe Kuvendi, larg syve të publikut si dhe është mbajtur e fshehtë. Pas kësaj deklarate, Meta i bëri thirrje çdo zyrtari në Shqipëri që të tregojë kujdes maksimal, teksa shtoi se nuk do ta mbrojë dot as edhe një kartelë mjekësore, kur të vijë dita të japë llogari.

Pjesë nga fjala e Metës:

Koncesioni i aeropotit ‘Nënë Tereza’ është kryer në kundërshtim me të gjitha rregullat e shtetit shqiptar në dëm të interesave të tij dhe kjo kontratë shtesë koncesionare është mbajtur e fshehur larg syrit të publikut. Edhe sot kjo kontratë shtesë nuk është bërë publike. Arsyeja është fshehja nga sytë e publikut të kësaj procedure antikushtetuese, skandaloze dhe anti-ligjore. Ligji është depozituar po brenda datës në Kuvend nga qeveria. Dhe po në 27 Janar Konferenca e Kryetarëve në Kuvend e ka futur në kalendar brenda ditës. Kuvendi e ka shqyrtuar në 4 Shkurt dhe e ka miratuar në seancë plenare në 8 Shkurt. Kjo marrëveshje e bërë me kaq nxitim zgjat pa asnjë lloj gare me 13 vjet afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit që duhet të përfundonte pas 6 vitesh. Ndërkohë që sot kanë mbetur dhe 6 vite për të përfunduar kontrata e parë e koncesionit. Dhe qeveria i ka shtuar 13 vite të tjera, që përfundon në 2040. Janë shkelur parimet kushtetuese të konkurrencës së lirë, të barazisë para ligjit. Në kundërshtim me vetë kushtet e marrëveshje të koncesionit të lidhur në vitin 2004, është realizuar kjo kontratë shtesë. Zgjatja e afatit të kontratës koncesionare është bërë brenda një kohe rekord, nuk merr në analizë interesin publik që përfshin sigurinë publike në radhë të parë, po kështu dhe interesin financiar të shtetit, ëshgtë bërë pa analizë shteruese mbi seriozitetin e kompanisë që ka blerë aksionet. Dy qeveritarë zgjedhin ta hartojnë marrëveshjen në Bashkinë Kamëz. Një ministër dhe një zëvendës ministër nuk kanë përtuar të shkojnë deri në Bashkinë Kamëz. Marrëveshja ëstë nënshkruar më 26 Janar.

I pyetur për vlerësimin e Ardian Dvoranit nga DASH, Meta tha se ajo ishte një fletë lavdërimi ai ajo e Partisë së Punës, sepse në fakt, dokumentet për kapjen e shtetit i kishte ai përballë (referuar koncensionit për Rinasin). Presidenti tha gjithashtu se marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera.

Meta pranoi akuzat për udhëtimet që bën natën, teksa shtoi se e bën atë gjë që të mos shqetësojë qytetarët pasi buçasin sirenat, si dhe sepse ditën ka shumë trafik. I pyetur për akuzat e kryeministrit Edi Rama se po bën rolin e Opozitarit, Meta u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mos i japin asnjë votë partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, nëse promovon njerëz të inkriminuar dhe shpopullimin e vendit. Përsa u përket koalicioneve PD-LSI, Meta tha se nuk i intereson aspak kjo gjë, por që qytetarët të dalin të votojnë. Kreu i Shtetit zbuloi edhe një kontroll që i ishte bërë një kushëririt të tij në Maliq, pasi e kishte votuar vetë ai për një gotë raki. Për pasojë, Meta tha se tashmë është detyruar t’i takojë njerëzit në rrugë, që t’i shpëtojë nga policia dhe gjobat.

 (f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta me gazetaret 24 shkurt 2021 ilir meta meta me gazetaret 24 shkurt 2021

Sondazh

Poll