Politike

RISIA/ PD-ja dhe LSI-ja do të dalin me listë të përbashkët në Kukës dhe Dibër

24 Shkurt 2021, 12:05 Nga DOSJA
RISIA/ PD-ja dhe LSI-ja do të dalin me listë të

TIRANË– Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të ndjekin një skemë për të maksimizuar votat. Dosja.al ka mësuar se në Dibër e Kukës, LSI-ja do të fusë kandidatët e saj të garojnë në siglën e koalicionit “Shqipëria fiton”.

Ndërsa në qarqet e tjera, do të dalin me lista të ndara. Sot kryedemokrati Lulzim Basha firmosi me aleatët e tij në selinë blu.  Deri më tani, Fatmir Mediu i Partisë Republikane dhe Agro Duka, i Partisë Agrare Ambientaliste kanë hedhur firmat.

Pritet që në vijim të firmosin edhe aleatët e tjerë. Dje, mbylli gjithashtu marrëveshjen me Artur Roshin, drejtuesin e Partisë së Ballit Kombëtar që është edhe pjesë e Opozitës Parlamentare. 

Por një tjetër lëvizje surprizë është rikthimi i Bamir Topit në familjen tradicionale. Fryma e Re Demokratike e themeluar nga ish-Presidenti Bamir Topi, njëherazi një nga figurat kryesore të PD në kohën kur drejtohej nga Berisha, kësaj here do të jetë në listën e PD.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koalicioni shqiperia fiton lulzim basha monika kryemadhi koalicioni shqiperia fiton lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 24 Shkurt 2021, 10:30

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur në zyrën e sëlisë së Partisë Demokratike aleatët për të firmosur marrëveshjen e koalicionit. Ndërkohë që sot...