Politike

Pas Mediut! Agron Duka firmos me Partinë Demokratike, del i buzëqeshur para gazetarëve: A doli Fatja?

24 Shkurt 2021, 11:23 Nga DOSJA
Pas Mediut! Agron Duka firmos me Partinë Demokratike, del i buzëqeshur

TIRANË– Agron Duka, Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, ka firmosur koalicionin me Partinë Demokratike. Në orën 12:10 të ditës së sotme, Duka ka mbërritur dhe ka firmosur me kryedemokratin Lulzim Basha. Brenda pak minutave, kreu i PAA-së ka dalë jashtë dhe është shfaqur i buzëqeshur para gazetarëve, duke pyetur nëse ka dalë ‘Fatja’, për Fatmir Mediun.

“A doli Fatja o…”- tha Duka.

“Jo, akoma…”– thonë ata.

Duka ishte i dyti që firmosi me Bashën në koalicionin që mendohet se do të marrë emrin “Shqipëria fiton”, që është edhe slogani i Partisë Demokratike. I pari firmosi Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane.

Basha ka mbledhur aleatët e tij sot, për herë të fundit para regjistrimit në KQZ. Mbledhja është zhvilluar në selinë blu ku dhe po firmoset koalicioni. Lëvizja surprizë e këtij koalicioni është edhe partia përfshirja e Bamir Topit, Fryma e Re Demokratike. 

Kryedemokrati Basha ka mbyllur marrëveshje me të gjithë aleatët e tij. Dje, mbylli gjithashtu marrëveshjen me Artur Roshin, drejtuesin e Partisë së Ballit Kombëtar që është edhe pjesë e Opozitës Parlamentare. Ndëra me kryetaren e LSI-së, monika Kryemadhi ka rënë dakort që të dalin me lista të veçanta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron duka koalicioni shqiperia fiton agron duka koalicioni shqiperia fiton

Sondazh

Poll

Politike 24 Shkurt 2021, 10:30

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur në zyrën e sëlisë së Partisë Demokratike aleatët për të firmosur marrëveshjen e koalicionit. Ndërkohë që sot...