Politike

PS sjell në Tiranë Reme Lalën, deputetja e PDIU do të garojë në kryeqytet, edhe 5 kolegë të opozitës parlamentare do t&

24 Shkurt 2021, 10:52 Nga DOSJA
PS sjell në Tiranë Reme Lalën, deputetja e PDIU do të

TIRANË– Reme Lala aktualisht deputete e PDIU-s i është bashkuar skuadrës garuese të 25 Prillit nën logon e socialistëve, por nuk do të garojë në Dibër. Gazetari i Top-Channel, Muhamed Veliu raporton se Reme Lala ka marrë pjesë në një takim organizativ, ku ishin pjesëmarrës të gjithë kandidatët e PS për qarkun Tiranë, ku do të garojë.

“Reme Lala do të jetë në listën e deputetëve të Tiranës. Ky është një vendim tashmë i marrë,”- theksojnë burime nga Partia Socialiste për Veliun.

Përveç Lalës, janë edhe 5 deputetë të tjerë të opozitës parlamentare që pritet të hyjnë në listat e PS, ku njëri prej tyre është edhe deputeti i futur nga LSI, Ylli Shehu. 

Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama e la të hapur mundësinë e futjes në listë edhe të disa prej deputetëve nga opozita parlamentare, duke sqaruar se PS është në luftë për mandatin e tretë dhe për këtë i duhet një skuadër dhe jo një opozitë.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike reme lala reme lala garon ne tirane reme lala reme lala garon ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 24 Shkurt 2021, 10:30

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur në zyrën e sëlisë së Partisë Demokratike aleatët për të firmosur marrëveshjen e koalicionit. Ndërkohë që sot...