Politike

24 Shkurt 2021, 10:30 Nga DOSJA

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur në zyrën e sëlisë së Partisë Demokratike aleatët për të firmosur marrëveshjen e koalicionit. Ndërkohë që sot është dita e fundit e afatit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ, Basha po zhvillon një tjetër mbledhje me aleatët.


Dosja.al ka mësuar se lëvizja suprizë është se pjesë e koalicionit që mendohet të ketë emrin “Shqipëria fiton”, do të jetë edhe Fryma e Re Demokratike e themeluar nga ish-Presidenti Bamir Topi.

Ndryshe nga herën e shkruar që Topi ka qenë në koalicion me Partinë Socialiste, këtë herë i është bashkëngjitur kryedemokratit Basha.

Krydemokrati Basha ka mbyllur marrëveshje me të gjithë aleatët e tij, PBDNJ Vangjel Dule, Partia Drejtësi për Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit, Partia Republikane e Fatmir Mediut, Partia Demokristiane e Nard Ndokës, Partia Agrare e Agron Dukës dhe Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar e Dashamir Shehut.

Dje, mbylli gjithashtu marrëveshjen me Artur Roshin, drejtuesin e Partisë së Ballit Kombëtar që është edhe pjesë e Opozitës Parlamentare. Një natë më parë, Basha priti në një takim në selinë blu kryetaren e Lëvizjes Socialist për Integrim, Monika Kryemadhi dhe ranë dakort që do të futeshin me lista të ndara në zgjedhjet e 25 prillit. Mes tyre mund të ketë një koalicion pas zgjedhjeve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takon mediun fatmir mediu lulzim basha basha takon mediun fatmir mediu lulzim basha

Sondazh

Poll