Politike

Ilir Meta vizitë në familjen e Klodian Rashës, pritet nga familjarët e 25-vjeçarit, presidenti: Nuk kam ardhur më parë se

24 Shkurt 2021, 09:36 Nga DOSJA
Ilir Meta vizitë në familjen e Klodian Rashës, pritet nga

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka qënë i pranishëm ditën e djeshme në një vizitë në shtëpinë e Klodian Rashës. Meta është pritur nga babai dhe e nëna e Klodianit dhe të afërm të tyre. Mësohet se presidenti u shoqërua në takim vetëm me këshilltarin e tij.

Presidenti është shprehur gjatë takimit se nuk ka qënë prezent më parë pasi nuk ka dashur që ta politizojë situatën e rëndë.

“Nuk kam ardhur më parë se s’kam dashur ta politizoj”, ka thënë Meta.

Vizita e Metës vjen muaj pas ngjarjes së rëndë dhe pas takimeve të ndryshme që politikanët shqiptarë bënë në shtëpinë e viktimës. Kryeministri Edi Rama ka qënë tre herë në shtëpinë e tyre, Basha, Veliaj dhe ministra të ndryshëm kanë qënë po ashtu prezentë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 dhjetor të vitit të kaluar, ku efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj qëlloi me pistoletë në drejtim të Klodian Rashës, duke e lënë të riun të vdekur në zonën e Laprakës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta klodian rasha ilir meta klodian rasha

Sondazh

Poll