Politike

Finalizohet koalicioni ‘PD-Aleanca për ndryshim’, Topi firmos në minutat e fundit, dorëzohet KËRKESA në KQZ! Basha: Sot

24 Shkurt 2021, 08:18 Nga DOSJA
Finalizohet koalicioni ‘PD-Aleanca për ndryshim’, Topi firmos

TIRANË– Regjistrohet në KQZ koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim.  “Aleanca për ndryshim” është koalicioni i i krijuar nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, që do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit. I fundit që ka firmosur pak para se marrëveshja e koalicionit të dorëzohet në KQZ ka firmosur FRD, e Bamir Topit. Pas firmës së Topit të cilit iu desh të mendohej deri në minutat e fundit, Ivi Kaso i PD e ka dorëzuar marrëveshjen në KQZ.

Pjesë e këtij koalicioni, do të jetë PR e Fatmir Mediut, LZHK-ja e Dashamir Shehit, FRD e Bamir Topit, PAA e Agron Dukës, PDK e Nard Ndokës, PBDNJ e Vangjel Dules, PDIU e Shpëtim Idrizit, Balli Kombëtar i Artur Roshit nga opozita parlamentare, PBLD e Arjan Starovës, PBD e Ylber Valterit, PLL e Shpëtim Axhamit dhe PKD e Dhimitër Muslias.

Një lëvizje surprizë është rikthimi i Bamir Topit në familjen tradicionale. Fryma e Re Demokratike e themeluar nga ish-Presidenti Bamir Topi, njëherazi një nga figurat kryesore të PD në kohën kur drejtohej nga Berisha, kësaj here do të jetë në listën e PD. Pikërisht kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ishte i pari që firmosi me koalicionin me Partinë Demokratike, teksa në fjalën e tij për mediat, deklaroi se: Shqipëria fiton më 25 prill! Ndërsa i dyti ka firmosur kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka e më pas të tjerët.

Një natë më parë, Basha priti në një takim në selinë blu kryetaren e Lëvizjes Socialist për Integrim, Monika Kryemadhi dhe ranë dakort që do të futeshin me lista të ndara në zgjedhjet e 25 prillit. Vetëm në qarkun e Dibrës dhe të Kukësit, PD dhe LSI garojnë me një listë të përbashkët. Në qarqet e tjera, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike do garojnë me lista të ndara.

Partia Socialiste ka bërë të qartë, përmes kryetarit Edi Rama se nuk do të ketë asnjë aleancë politike për zgjedhjet e 25 prillit dhe PS do të garojë e vetme. Në këto zgjedhje do të kërkojnë votën e qytetarëve për t’i përfaqësuar në parlament 40 subjekte zgjedhore nga ku 35 janë parti, ndërsa 5 të tjerë janë kandidatë të pavarur. Shqiptarët do të zgjedhin parlamentin e ri me 140 deputetë, ku shumica që kërkohet për krijimin e qeverisë së re është 71 mandate deputetësh.

(f.m;f.g; a.k /dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koalicioni shqiperia fiton lulzim basha zgjedhjet e 25 prillit 2021 koalicioni shqiperia fiton lulzim basha zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll