Politike

Del sondazhi i RTV Ora për zgjedhjet: PD rritet, PS-ja bie, ja si dalin partitë e tjera

23 Shkurt 2021, 22:30 Nga DOSJA
Del sondazhi i RTV Ora për zgjedhjet: PD rritet, PS-ja bie, ja si dalin

TIRANË-Zbulohet sondazhi për zgjedhjet e 14 shkurtit.  Rtv Ora dhe Antonio Noto publikuan mbrëmjen e sotme në emisionin “Tempora” rezultatet e sondazhit të dytë në nivel kombëtar për qarqet Elbasan dhe Shkodër.

Nga të dhënat e publikuara në rang kombëtar, opozita e bashkuar kryeson ndaj PS, por përcaktuese të rezultatit mbeten partitë e tjera.

Krahasuar me sondazhin e parë, subjektet kanë lëvizur me plus minus 1 pikë përqindje.

Konkretisht PS-LSI kanë rënie, PD ka rritje së bashku me partitë e tjera, ndërsa PDIU mbetet në të njëjtat nivele.

Në qarkun e Elbasanit gjithashtu prin opozita e bashkuar, por përcaktuese sërish janë partitë e tjera.

PD ka shënuar një rritje të ndjeshme në këtë qark krahasuar me zgjedhjet e 2017, ndërsa është përgjysmuar PDIU.

Opozita e bashkuar shfaqet fituese në qarkun e Shkodrës me një shifër prej 55.5%, kundrejt 34% të Partisë Socialiste.

Lidhur më vitin 2017 PS ka humbur një 1%, ndërsa PD ka pësuar një rritje me 10%.

PDIU ka pësuar një rënie më 0.5% në këtë qark nga viti 2017.

Ndërkohë, në Shkodër shohim një rritje të madhe të partive të tjera me rreth 8%.

Për realizimin e sondazhit u morën në pyetje 2000 persona. Intervistat janë kryer me celular dhe telefona fiks.

Është kampion përfaqësues i popullsisë elektorale në Shqipëri.Marzhi i gabimit është 3%.

Së shpejti do të kemi sondazhin e tretë kombëtar, sëbashku me orientimin e votës për 2 qarqe të tjera.

Marrë nga Ora

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike zgjedhjet ne shqiperi zgjedhjet ne shqiperi

Sondazh

Poll