Politike

“Nuk jam aspak krenare”/ Jozefina Topalli flet për çështjet e pronave: Nuk i dini bisedat e mia me ata që merrnin vendim

23 Shkurt 2021, 21:17 Nga DOSJA
“Nuk jam aspak krenare”/ Jozefina Topalli flet për

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, është shprehur se nuk ndihet asoak krenare për çështjet e pronave. E ftuar në “Open”, Topalli zbuloi disa biseda private me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe tha se qeveria në atë kohë ishte e detyruar që t’ja Ministrinë e Shëndetësisë aleatëve që kishin.

Teksa tha se nuk ishte krenare për këtë gjë, Topalli shtoi se një qeveri e përgjegjshme, Ministrinë e Arsimit, të Brendshme, të Shëndetësisë do ta mbajë vetë dhe të mbajë përgjegjësinë për reformat që bën.

“Nuk kam qenë në asnjë pozicion të ekzekutivit. Përpiqem të jem e ndershme me veten dhe të tjerët. Jam krenare për çdo gjë që ka arritur qeverisja e 2005-2009, jam krenare që vendi ynë është në NATO, jam krenare që kemi liberalizuar vizat, që investimet e huaja kanë qenë disa fish më shumë se sot, por nuk mund të them se nuk kemi pasur gabime.

Nuk mund të them se jam krenare për mënyrën se si u trajtuan pronat. Nuk i dini bisedat e mia me ata që merrnin vendime për çështjet e pronave. Biseda ime ka qenë e brendshme. Nuk e kam thënë në televizion kur ne liberalizuam universitetet dhe nuk arritëm që paralelisht të siguronim mekanizmin e kontrollit të universiteteve dhe rënkimit të tyre. Çdo defekt i kësaj, edhe në shëndetësi, unë e di që qeveria ka qenë e obliguar për t’ia dhënë Ministrinë e Shëndetësisë aleatëve që kishim në qeveri, por një qeveri e përgjegjshme, Ministrinë e Arsimit, të Brendshme, të Shëndetësisë do ta mbajë vetë dhe të mbajë përgjegjësinë për reformat që bën,”- tha Topalli ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli jozefina topalli

Sondazh

Poll