Politike

Zbardhen DETAJE nga takimi ‘kokë më kokë’ Basha-Kryemadhi, diskutohet anxhenda e përbashkët e opozitës

23 Shkurt 2021, 19:25 Nga DOSJA
Zbardhen DETAJE nga takimi ‘kokë më kokë’

TIRANË -Ka përfunduar takimi 90 minutësh mes kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin.

Mësohet se në këtë takim është folur për koalicionet parazgjedhore, pasi afati i fundit për t’u regjistruar në KQZ listat e kandidatëve është nesër, datë 24 shkurt.

Partia LSI do të garojë me listën e saj, ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët do të regjistrohen si një koalicion i vetëm, duke u përfshirë në një listë.

Pritet që opozita e bashkuar të bëjë një marrëveshje për qeverisjen e pas 25 prillit. Në fokus të diskutimit midis krerëve të dy partive ka qenë dhe axhenda e përbashkët e opozitës për fushatën zgjedhore në Shqipëri, pasi kanë mbetur vetëm 60 ditë larg 25 prillit.

Një ditë më parë dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe ai i PR, Fatmir Mediu ishin në takim me Bashën. Në ato takime është folur për emrat e deputetëve që priten të përfshihen në listat e koalicioneve parazgjedhore.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike takimi basha-kryemadhi zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 takimi basha-kryemadhi zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll