Politike

Nesër KQZ pret emrat për koalicionet! Kryemadhi dhe Basha vendosin të garojnë me lista të ndara. Përqafime dhe të qeshura

23 Shkurt 2021, 18:45 Nga DOSJA
Nesër KQZ pret emrat për koalicionet! Kryemadhi dhe Basha vendosin

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim  me Lulzim Bashën në selinë e Partisë Demokratike.

Takimi i cili ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë është bërë për të rakorduar detajet e fundit të koalicioneve, pasi nesër mbyllet edhe marrëveshja e PD me aleatët, kurse LSI do të shkojë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit.  Mësohet se në këtë takim është folur për koalicionet parazgjedhore, pasi afati i fundit për t’u regjistruar në KQZ listat e kandidatëve është nesër, datë 24 shkurt.

Partia LSI do të garojë me listën e saj, ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët do të regjistrohen si një koalicion i vetëm, duke u përfshirë në një listë.

Në fokus të diskutimit midis krerëve të dy partive ka qenë dhe axhenda e përbashkët e opozitës për fushatën zgjedhore në Shqipëri, pasi kanë mbetur vetëm 60 ditë larg 25 prillit.

Pas takimit, Lulzim Basha e pwrcolli Krymadhin deri te makina. Biseda u shoqërua me të qeshura e përqafime teksa zbrisnin shkallët para selisë ngadalë, ndërsa buzëqeshën edhe para kamerave.

Një ditë më parë dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe ai i PR, Fatmir Mediu ishin në takim me Bashën. Në ato takime është folur për emrat e deputetëve që priten të përfshihen në listat e koalicioneve parazgjedhore.

(kle.mu;k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 lulzim basha monika kryemadhi zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll