Politike

Basha: Ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një çlirim i jashtëzakonshëm për financat e sipërmarrjes shqiptare

23 Shkurt 2021, 18:34 Nga DOSJA
Basha: Ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se ulja e taksës nga 15 në 9% është një çlirim për financat e sipërmarrjes shqiptare.

Në një postim në “Twitter” Basha risjell një nga angazhimet e programit të PD “Shqipëria fiton” për taksën e sheshtë i diskutuar dhe gjatë takimit të sotëm me biznesmenët.

Ai thekson se kjo taksë do të bëjë që të mbeten më shumë para në duart e sipërmarrësve e rrjedhimisht më shumë investime, prodhim dhe vende të reja pune.

Ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një çlirim i jashtëzakonshëm për financat e sipërmarrjes shqiptare. Më shumë para mbeten në duart tuaja që të investoni më shumë, të prodhoni më shumë dhe të hapni më shumë vende të reja pune me paga më të larta. #ShqipëriaFITON”, shkruan kreu i PD.

 

Ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një çlirim i jashtëzakonshëm për financat e sipërmarrjes shqiptare. Më shumë para mbeten në duart tuaja që të investoni më shumë, të prodhoni më shumë dhe të hapni më shumë vende të reja pune me paga më të larta. #ShqipëriaFITON pic.twitter.com/5KukUYt06j

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 23, 2021

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet e 25 prillit lulzim basha zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll