Meta përmendi MAFIE ndërkombëtare pas vlerësimit të gjyqtarit nga DASH, Dvorani: Qëndrimi kundër tij për videon e Prifti
23 Shkurt 2021, 18:12Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kreu i KED-së, Ardian Dvorani ka reaguar pas ‘sulmit’ të presidentit Ilir Meta, i cili përmendi fjalët “oligargë dhe mafie ndërkombëtare”, pas emërimit të tij nga DASH mes 12 personaliteteve më të spikatur anti-korrupsion në botë
Në një intërvistë për ReportTv, Dvorani u shpreh se kjo deklaratë e presidentit është e pa komentueshme. Ai shtoi se ndihet krenar për veten dhe se ky vlerësim nuk është vetëm për të por për të gjithë magjistratët e tjerë në vend që punuan për drejtësinë.
“Personalisht ndihem shumë krenar dhe i vlerësuar që një vlerësim i tillë më vjen nga DASH. Natyrisht që është vlerësim i lartë dhe mbi të gjitha unë do të thoja se nuk më përket vetëm mua personalisht, por e ndaj dhe i përket të gjithë magjistratëve të tjerë të cilët ndër vite nëpërmjet ushtrimit të detyrës kanë bërë maksimumin e mundësive të tyre që është në Shqipëri drejtësia të ketë kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Reagimet e personave të cilido qoftë do i lexoj po nuk kam ndërmend të bëjë komet për to. Mafia ndërkombëtare është diçka e pa komentueshme, ajo që mua më intereson është vlerësimi që kanë bërë SHBA për personin tim duke më bërë të ndihem krenar për veten dhe shumë kolegë të mi, të tjerat nuk kanë asnjë rëndësi“, tha Dvorani.
Sa i përket përplasjeve me presidentin Meta që nga video e Dritan Priftit, ku ai ishte i vetmi që doli kundër pafajësisë së Ilir Metës dhe përplasjet në Gjykatën Kushtetuese, Dvorani u shpreh se ai ka bërë vetëm detyrën e tij pa u ndikuar nga opinionet dhe personat qofshin ato me fuqi politike duke ruajtur standardin për zbatimin e ligjit.
“Unë gjithmonë kam bërë detyrën time, gjithmonë se më shumë se 15 vite në gjyqësor kamë mbajtur të njëjtin standard për këdo i fuqishëm apo i zakonshëm qoftë, kjo është e vetmja gjë që duhet të bëjë një gjyqtar, që të gjykojë çështjet sipas ligjit, pavarësisht interesave në lojë dhe pavarësisht personave të përfshirë në çështje që ke për të gjykuara. Çështjet nuk i zgjedhim ne na bien me short. Kam bërë detyrën tim sipas kuptimit që kanë pasur për ligjin pa u ndikuar nga askush“, tha Dvorani.
Ditën e sotme, Departamenti Amerikani Shtetit ka renditur gjyqtarinApelit Administrativ të Tiranës, si një prej 12 magjistratëve që kanë luftuar korrupsionin në vendet e tyre.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Vlerësimi që Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri gjyqtarit Ardian Dvorani, si një nga 12 figurat në të gjithë botën që kanë luftuar korrupsionin...
TIRANË– Kampi opozitar po shfrytëzon orët e fundit për të mbyllur negociatat me aleatët për pozicionet që do të kenë në listat e zgjedhjeve parlamtare të 2...
TIRANË– Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku i është përgjigjur me një reagim në rrjetet sociale kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.Tabaku shprehet se ...
TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili e mburri ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drej...
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dalë kundër vendimit të kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar të moshuarit mbi 80 vjeç bashkë me disa person...
TIRANË– Komisioni qëndror i zgjedhjeve ka kërkuar informacion nga Gjendja Civile mbi numrin e dokumentëve biometrikë të identifikimit, përfshirë ID dhe pas...
Politike23 Shkurt 2021, 15:01
TIRANË– Vlerësimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit për gjyqtarin Ardian Dvorani, si një nga 12 gjyqtarët që kanë luftuar korrupsionin në vendet e tyre k...