Politike

Jorida Tabaku i përgjigjet kryebashkiakut të Tiranës: Erion, një herë të vetme puno për qytetarët, mos mendo vetëm për

23 Shkurt 2021, 15:23 Nga DOSJA
Jorida Tabaku i përgjigjet kryebashkiakut të Tiranës: Erion,

TIRANË– Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku i është përgjigjur me një reagim në rrjetet sociale kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

Tabaku shprehet se Veliaj vazhdon sulmet politike ndaj opozitës dhe se këtë gjë e bën për të hequr vëmendjen nga dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë. Sipas Tabakut, më 25 prill fitojnë shqiptarët dhe Shqipëria.


Postimi i ish-deputetes së PD-së, Jorida Tabaku:

Ndërkohë që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, për faj të Edi Ramës, kukulla e tij në krye të Bashkisë së Tiranës vazhdon çdo ditë sulmet politike e baltën politike. Kjo ndodh me arsyen e vetme për të larguar vëmendjen nga dështimi i Edi Ramës në ekonomi, nga dështimi i Edi Ramës për menaxhimin e pandemisë, nga dështimi i Edi Ramës në shëndetësi, nga rritja e varfërisë, nga rritja e papunësisë e nga rritja e shqiptarëve që largohen nga vendi, nga rritja e emigracionit.

Erion, një herë të vetme puno për qytetarët e Tiranës dhe kaq pak kohë sa të ka mbetur në krye të Bashkisë së Tiranës, mos mendo vetëm për klientët e xhepin e tyre. Ndërkohë që sot shqiptarët po dëgjojnë angazhime konkrete serioze, ndërkohë që sot shqiptarët po dëgjojnë se çfarë do të fitojnë pas 25 prillit. Ndërkohë që sot shqiptarët po vendosin që një herë e mirë të largohen nga Edi Rama, të largohen nga ky model politik i cili ka sjell dështim në jetën e secilit. Më 25 prill fiton Shqipëria! Më 25 prill fitojnë shqiptarët! Më 25 prill largohet Edi Rama!

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku i pergjigjet veliajt jorida tabaku i pergjigjet veliajt

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2021, 15:01

TIRANË– Vlerësimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit për gjyqtarin Ardian Dvorani, si një nga 12 gjyqtarët që kanë luftuar korrupsionin në vendet e tyre k...