Politike

DASH vlerësoi Dvoranin, Tedi Blushi i kthehet Ramës: O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill!

23 Shkurt 2021, 15:19 Nga DOSJA
DASH vlerësoi Dvoranin, Tedi Blushi i kthehet Ramës: O faqezi,

TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili e mburri ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, i njohur për përplasjet me Metën dhe i përfshirë nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një nga 12 emrat më të njohur të drejtësisë kundër korrupsionit. Në një shkrim në rrjetet sociale, Blushi e quan reformën në drejtësi “Ramaformë” që do të marrë fund më 25 prill.

REAGIMI I PLOTE I BLUSHIT:

O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!

Sot, Departamenti Amerikan i Shtetit ka renditur gjyqtarin Apelit Administrativ të Tiranës, si një prej 12 magjistratëve që kanë luftuar korrupsionin në vendet e tyre. (Lexo këtu). Dvorani ka qenë një prej emrave më të përmendur të drejtësisë për shkak të përplasjes së tij me presidentin Ilir Meta.

Gjithçka erdhi si pasojë e ngërçit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Metës, Dvorani kishte shkelur ligjin dhe kryer dy vepra penale; shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës.

Nga ana tjetër, ish-kreu i KED pretendoi se nuk kishte shkelur asnjë ligj, megjithatë u largua nga Gjykata e Lartë më 11 qershor me një vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, gati 7 vjet pasi kishte përfunduar mandatin. Më pas, ai u caktua me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Administrativ të Tiranës. Lidhur me vlerësimin ndaj Dvoranit ka reaguar edhe kryeministrit Edi Rama. 

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardian dvorani edi rama ilir meta tedi blushi ardian dvorani edi rama ilir meta tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2021, 15:01

TIRANË– Vlerësimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit për gjyqtarin Ardian Dvorani, si një nga 12 gjyqtarët që kanë luftuar korrupsionin në vendet e tyre k...