Politike

KQZ kërkon informacion për numrin e ID dhe pasaportave të skaduara, i dërgon letër Gjendjes Civile

23 Shkurt 2021, 13:34 Nga DOSJA
KQZ kërkon informacion për numrin e ID dhe pasaportave të

TIRANË– Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i është drejtuar sot me një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, duke i kërkuar informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati.

KQZ kërkon të dijë se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.

LETRA

Lënda: Kërkohet informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afatiDREJTUAR: DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË GJENDJES CIVILE Adresa: Rr. Sermedin Said Toptani, TiranëI nderuar Z. DoracajLutemi të na vini në dispozicion numrin e votueseve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës deri ditën të cilën do ti ktheni përgjigje kësaj kërkese.Gjithashtu nëse është e mundur të na informoni se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjendja civile kqz zgjedhjet e 25 prillit gjendja civile kqz zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll