Politike

Rama: Shumë shpejt nisim vaksinimin masiv, jemi shumë afër, na mungon vetëm vula për 360 mijë doza AstraZeneca! Rrisim pag

23 Shkurt 2021, 10:07 Nga DOSJA
Rama: Shumë shpejt nisim vaksinimin masiv, jemi shumë afër, na

TIRANËPara nisjes së sezonit turistik, Shqipëria do të ketë vaksinuar një pjesë të mirë të popullsisë. Ishte ky mesazhi optimist që u dha nga kryeministri Edi Rama sot në një kohë kur Shqipëria ka marrë vetëm 17 mijë doza të vaksinës Pfizer dhe ende nuk ka një datë ekzakte se kur mund të vijojnë dërgesat e tjera apo sasitë e tyre. Por për Ramën është çështje kohe. Në një konferencë me gazetarët, ku shoqërohej nga ministrja e Financave, Anila Denaj, Kryeministri tha se nuk donte të fliste para kohe, por  nisja e vaksinimit masiv është shumë pranë. ”Shumë shpejt do të fillojmë vaksinimin masiv, është çështje kohe shumë e shkurtër, jemi shumë afër dhe më vjen që nuk mund të them fjalën e fundit dhe mezi pres të them fjalën e fundit”, tha Rama.


Kryeministri foli për tri marrëveshje që janë në pritje të finalizimit. E para dhe më e rëndësishmja, një marrëveshje me një vend mik, synon të sjellë në një kohë të shkurtër në vendin tonë, plot 360 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca. Kjo do ti japë mundësinë qeverisë dhe autoriteteve zbritjen e moshës së personave të vaksinuar. “Pritet vetëm vula”-tha Rama, edhe pse sërish nuk zbuloi emrin e vendit mik.

Marrëveshja e dytë, sipas kryeministrit është me një tjetër vend mik, i cili do t’i japë Shqipërisë një sasi të madhe vaksinash.

Ndërsa e treta është një përgjigje që qeverisë shqiptare i është dhënë mëngjesin e sotëm nga një vend mik, të cilit i janë kërkuar vaksina. Jam lypësi më i gjatë në botë”,-tha Rama me humor, teksa njoftoi se qeveria shqiptare ka 33 kontakte me qeveritë jashtë dhe brenda Evropës ku kërkon të sigurojë vaksina.

Në këtë bashkëbisedim, ku fokusi ishte biznesi i vogël dhe ekonomia, Rama tha se ambicia e qeverisë është që paga minimale të rritet, ndërsa theksoi se vendimi për të dyfishuar ndihmën ekonomike për familjet në nevojë do të rrijë në fuqi deri në përfundim të pandemisë.

Ai u pyet edhe për sulmet ndaj presidentit Ilir Meta dhe qetësimin e deklaratave për Lulzim Bashën. “S’kam kohë për këto, e lagu se lagu”,-tha ai, duke mos dhënë një përgjigje pyetjes se “A po e lë Edi Rama derën hapur për Lulzim Bashën pas 25 prillit 2021”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama konference per mediat 23 shkurt 2021 vaksinimi ne shqiperi edi rama rama konference per mediat 23 shkurt 2021 vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll