Politike

Vangjel Dule: Kandidimi im varet në varësi të lëvizjeve të PS, do jem aty ku vota ime maksimalizohet në funksion të koali

22 Shkurt 2021, 21:50 Nga DOSJA
Vangjel Dule: Kandidimi im varet në varësi të lëvizjeve

TIRANË-Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule është shprehur se po pret Lëvizjen e Partisë Socialiste për të vendosur qarkun se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin emisionin “Log”, ka thënë ndër të tjera se PS-së do të kandidojë e vetme në zgjedhje pasi sipas tij nuk ka aleat, sakaq ka shtuar se ai së bashku me aletatët e tjerë nuk do i bashkohen PD-së vetëm për mbledhje votash.

Besoj se marrëveshja me PD është zgjidhur në shumicën e detajeve të veta. Akoma nuk është vendosur se ku do të jetë kandidatura ime konkrete. Ti shikojmë pak gjërat me radhë. Jemi duke diskutuar për themelet e një Kodi Zgjedhor.Kemi dy kategori të ndryshme. Juve keni si prioritet lajmin, ndërsa zoti Mediu, unë, PD kërkojmë thelbin e çështjes. Ne nuk do shkojmë në një bashkëpunim vetëm për mbledhje votash. PS nuk e ka zgjedhje të vetën që të kandidojë e vetme. Nuk ka asnjë aleat. E majta nuk është shuar. Kemi LSI, partinë Demokracia Sociale. PS me politikën që ka ndjekur është jo vetëm e izoluar, por duke u tkurrur. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç kandidimit e vetme. Unë do të jem aty në varësi edhe të lëvizjeve të PS, aty ku kandidatura ime do të arrijë të maksimalizojë votat në funksion të koalicionit”, tha Dule.

(a.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike vangjel dule vangjel dule

Sondazh

Poll