Politike

Monika Kryemadhit nuk i del inati me Erion Veliajn, padit në gjykatë KQZ-në për anulimin e gjobës (KËRKESA)

22 Shkurt 2021, 20:50 Nga DOSJA
Monika Kryemadhit nuk i del inati me Erion Veliajn, padit në gjykatë

TIRANË- Vendimi i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për të hequr gjobat ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ka revoltua Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ditën e sotme LSI ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e KAS, duke kërkuar që gjoba ndaj Veliajt të mbetet në fuqi. Nuk dihet nëse gjykata do ta heqë apo do vjo gjobën por megjithatë pritet se çfarë vendimi do të marrë pas ankimimit nga LSI. 

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) i ka hequr dy gjobat e vendosur pak ditë më parë kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi u mor me 16 shkurt, pas apelimit nga përfaqësuesit e Veliajt, të cilët theksuan se kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë takimeve të kryera në Tiranë.

Veliaj ishte gjobitur nga KQZ, me 825 mijë lekë të reja, lidhur me aktivitetet e tij politike, pasi sipas KQZ-së, kreu i Bashkisë Tiranë ka zhvilluar aktivitete që janë të ndaluara të bëhet 4 muaj para zgjedhjeve.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj monika kryemadhi erion veliaj monika kryemadhi

Sondazh

Poll