Politike

Partitë e Mediut, Ndokës, Dules dhe Shehut nuk do përfitojnë nga buxheti i shtetit për zgjedhjet e 25 prillit, shpëton PDI

22 Shkurt 2021, 20:15 Nga DOSJA
Partitë e Mediut, Ndokës, Dules dhe Shehut nuk do përfitojnë

TIRANË- Partia Republikane me në krye Fatmir Mediun, PBDNJ me në krye Vangjel Dulen, LZHK me në krye Dashamir Shehin dhe PDK me në krye Nard Ndokën nuk do të përfitojnë asnjë lekë nga buxheti i shtetit, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Gazetari Adriatik Doçi bën me dije se aleatët e Lulzim Bashës i penalizon fakti se në zgjedhjet parlamentare të 2017 u përfshinë në listat e Partisë Demokratike, për të marrë një mandat deputeti. 

Bazuar në pikën 1 të nenit 88 të Kodit Zgjedhor parashikohet se nga buxheti i shtetit përfitojnë  vetëm partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje dhe që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave në shkallë vendi në zgjedhjet më të afërta pararendëse të të njëjtit lloj. 

Po ashtu sipas gazetarit nuk do të përfitojnë para nga buxheti i shtetit për zgjedhjet e 25 prillit as Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit por as PSD-ja e Tom Doshit. 

Ndërsa , për partitë e tjera që kanë marrë më shumë se 1% të votave në 2017 dhe që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, do të shpërndahen fondi më vonë se 5 ditë nga regjistrimi i listave të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmir mediu vangjel dule fatmir mediu vangjel dule

Sondazh

Poll