Politike

Shifrat e COVID-19 nuk po njohin ulje, ministrja Manastirliu: S’duam të shkojmë në masa shtrënguese, është gjynah!

22 Shkurt 2021, 19:20 Nga DOSJA
Shifrat e COVID-19 nuk po njohin ulje, ministrja Manastirliu: S’duam

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se në fund të kësaj jave Komiteti Teknik do të publikojë masat e reja shtrënguese bazat në shifrat e të infektuarve e të shtruarve në spitale. Ajo ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të respektojnë masat për të shmangur një mbyllje.  

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Rama: Gjithçka ndodhi në fund të vitit do të sillte rritje të numrave. Janë cikle që nuk e japin efektin aty për aty, e kemi diskutuar më shumë sesa njëherë. Si ndodh në kohë impakti i masave që merr sot. Nuk është sot e more masën, ule orën policore dhe vure fokus tek maska, e brenda një jave të erdhën rezultatet. Nuk ndodh kështu.

Manastirliu: Për të dhënë një shpjegim dhe si parashikohet muaji tjetër. Kemi një vlerësim dinamik të situatës, ku një ekip ekspertësh jemi në komunikime për të vlerësuar situatën. Epidemia vlerësohet nga incidenca javore. Masat e fundit kanë të bëjnë me uljen e orës policore dhe alternimin e mësimit online. Pritet të ketë impakt, por nuk është i menjëhershëm, po shihet mbi baza 14 ditore. Do të kemi rivlerësim të masave. Nuk duam të shkojmë në masa shtrënguese, është gjynah që të relaksojmë sjelljen e të mos kemi përgjegjësinë idividuale. Bota dhe vendet europiane kanë dy muaj që janë. Vende si Gjermani dhe Italia, pas muaj mbyllje dhe po shohin hapje të kujdesshme.

LAJMI KRYESOR: Vijnë 8190 vaksina nga Pfizer, Rama shtrin dorën për DIALOG: Të merremi vesh për fushatën. Afër marrëveshjes për Astra Zeneca-n, vaksinat ruse dhe kineze s’janë miratuar nga OBSH

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ogerta manastirliu rama 22 shkurt 2021 edi rama ogerta manastirliu rama 22 shkurt 2021

Sondazh

Poll