Politike

Ecuria e vaksinimit anti-COVID, Manastirliu jep SHIFRAT: Janë injektuar mbi 6 mijë bluza të bardha

22 Shkurt 2021, 19:19 Nga DOSJA
Ecuria e vaksinimit anti-COVID, Manastirliu jep SHIFRAT: Janë injektuar mbi

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga mbi 9 mijë vaksinat e injektuara në vend që prej 11 janarit, 6 mijë janë përdorur për bluzat e bardha. Në një konferencë për shtyp, ajo ka bërë me dije se tanimë fasha është zgjeruar me mjekët e familjeve. 

PJESË NGA PRONONCIMI:

Pyetje: Pas vaksinimit të të moshuarve në azile, pritet vaksinimi i popullatës. Me cilën kategori do të vijohet?

Manastirliu: E kemi filluar me ata që janë më shumë të ekspozuar, mjekët dhe infermierët, janë vaksinuar mbi 6 mijë. Ndërkohë që kemi filluar vaksinimin e të moshuarve dhe kujdestarëve në shtëpitë e të moshurave. Do të finalizojmë vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve, e kemi filluar me mjekët e familjles dhe po shtrihemi në të gjithë vendin. +80 vjeç kanë filluar dhe mbi baza të grupmoshave do të shtrihemi dhe do të vijojmë me vaksinimin e tyre për të zbritur sipas planit tonë.

LAJMI KRYESOR: Vijnë 8190 vaksina nga Pfizer, Rama shtrin dorën për DIALOG: Të merremi vesh për fushatën. Afër marrëveshjes për Astra Zeneca-n, vaksinat ruse dhe kineze s’janë miratuar nga OBSH

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ogerta manastirliu rama 22 shkurt 2021 edi rama ogerta manastirliu rama 22 shkurt 2021

Sondazh

Poll