Politike

Habit kryeministri Rama, krahason tërmetin me pandeminë: Më mirë kthehesha 3 herë te rindërtimi sesa të kisha barrën pë

22 Shkurt 2021, 19:19 Nga DOSJA
Habit kryeministri Rama, krahason tërmetin me pandeminë: Më

TIRANË–  Kryeministri Edi Rama ka thënë se sigurimi i vaksinave është një barrë shumë e rëndë. Teksa ka folur nga Rinasi ku dhe ka pritur 3600 doza vaksina, kreu i qeverisë ka thënë se mendonte  se gjetja e fondeve për rindërtimin ishte gjeja më e vështirë e jetës së tij, por sipas tij sigurimi  i vaksinës ka qenë një tmerr i vërtetë.

Ai ka thënë ndër të tjera se njeri bëhet ujk për njerun duke shtuar se nevoja për vaksina është shumë e madhe ndërkohë që sasia e tyre është e vogël.

“Një gjë duhet ta dinë të gjithë, kjo nuk është çështje parash, çmimet e vaksinave po rriten, se kërkesa është shumë e ethshme, dhe prodhimi shumë i vogël, por sado që të rritet ne nuk do të lëmë asnjë dozë që kemi në dispozicion  apo të lëmë qoftë edhe një shqiptar pa vaksinuar. Vaksinat nuk janë në treg, nuk ka lidhje me çmimin apo buxhetin, vaksinat nuk janë në treg, duhet një angazhim i gjithanshëm dhe një këmbëngulje e tmerrshme për sigurimin e tyre. Gjëja më  e vështirë ishte që të gjeja fondeve për të mbështetur rindërtimin, në krahasim me përpjekjen për të gjetur vaksinën e tani më duket se ajo ka qenë një proces normal dhe isha gati ti rikthehesha 3 here rindërtimit dhe të mos kisha barrë së bashku me koleget për vaksinat, pasi realisht është në çmenduri. Është çështja për të gjetur diçka që nuk e ka askush. Këtu është ajo shprehja e vjetër se njeriu bëhet ujk për njeriun është e përditshmja e luftës për vaksinat. Shteti ujk për shtetin, njeriu ujk për njeriun. Jemi para faktit që nevoja e të gjithëve është kaq e madhe dhe bëhet fjalë për një sasi të vogël dhe të gjithë ujqërit duan të marrin.“- ka thënë Rama. 

LAJMI KRYESOR: Vijnë 8190 vaksina nga Pfizer, Rama shtrin dorën për DIALOG: Të merremi vesh për fushatën. Afër marrëveshjes për Astra Zeneca-n, vaksinat ruse dhe kineze s’janë miratuar nga OBSH

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll