Politike

‘Në djall vafshin të gjitha!’/ Si do zhvillohet fushata në kohë pandemie, Rama shtrin dorën për dialog: Të biem dakor

22 Shkurt 2021, 19:09 Nga DOSJA
‘Në djall vafshin të gjitha!’/ Si do zhvillohet fushata

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka shtrirë dorën e dialogut kundërshtarëve të tij politikë për të rënë dakord me rregulla të barabarta fushate. Duke theksuar rrezikun e shtuar në një kohë kur vendi shënon mbi 1000 raste të infektuara çdo ditë, Rama kërkoi që ekspertët të mblidheshin së bashku për të hartuar një plan të përbashkët. Ndërkohë që nuk ka lënë pa ironizuar edhe presidentin Ilir Meta.

PJESË NGA PRONONCIMI:

Pyetje: E keni konsideruar kriminale sjelljen e politikanëve që mbledhin njerëz? Takimet vijojnë, mendoni se duhet të ashpërsohen masat?

Rama: Mendoj që ata që ua hapin dyert e lokaleve këtyre politikanëve, nuk duhet se ata paguajnë. Janë ata që dëmtohen dhe rrezikojnë t’u mbyllet biznesi fare. Nga ana tjetër, kur presidenti është i pari që jep shembullin katastrofik është fatkeqësi. Unë nga ana ime, ajo që bëj është që t’ju kujtoj çdo ditë që nuk na duhen, nuk na duhen ato që humbasin nga kontakti me më shumë se 10 vetë përballë jetës. Në djall vafshin të gjitha nga A-Zh. Prandaj nuk bëj personalisht kapërcim të kësaj vije. Është sfidë e madhe dhe po mendoj e se di sa do të realizohet në këtë hapësirë të ngushtë, që forcat politike. Mos harroni që çdo shtrëngim masash do të interpretohet si reagim diktatorial i Edi Ramës për të zvogëluar hapësirën e fitimtarëve që po vijnë për të marrë pallatin e Brigadave. Dhe kjo sigurisht që ka…nuk është problemi i kostos personale, se ajo një më pak e një më shumë, është problem i efektit. Mund ta shtrëngosh masën, por nëse nuk ka vetëdije dhe përgjegjshmëri nga ata që përfaqësojnë njerëzit, atëherë mund ta shkruash masën mund të mosfunksionojë. Po shohim për një rrugë.Me përjashtim të ndonjë rasti që është ndëshkuar, përfaqësuesit e shumicës i respektojnë masat. Le të flasin ekspertët, si do zhvillohet kjo fushatë. Të ketë një balancë dhe të gjithë të biem dakord për rregullat. Presidenti mund të lërë “Mercedezin”, mund të marrë kalin dhe të angazhojë nga këta të dekoratave të nisen me kuaj dhe shpata, është e vështirë që ta frenosh po nuk pati konsensues. Rreziku për kuaj bëhet imediat. Mund të tërbohen dhe kuajt.

LAJMI KRYESOR: Vijnë 8190 vaksina nga Pfizer, Rama shtrin dorën për DIALOG: Të merremi vesh për fushatën. Afër marrëveshjes për Astra Zeneca-n, vaksinat ruse dhe kineze s’janë miratuar nga OBSH

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama 22 shkurt 2021 edi rama rama 22 shkurt 2021

Sondazh

Poll