Politike

A po konsiderohen vaksinat nga Kina dhe Rusia? Rama tregon prapaskenat: Vështirë të sigurohen. Duket çudi por varet edhe nga

22 Shkurt 2021, 18:59 Nga DOSJA
A po konsiderohen vaksinat nga Kina dhe Rusia? Rama tregon prapaskenat:

TIRANË– Shqipëria nuk po bën asnjë hap për të siguruar vaksinat kineze dhe ruse, megjithatë mundësia nuk përjashtohet në të ardhmen. Detajet i ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp, duke shtuar se përveç parave, procesi varet edhe nga marrëdhëniet personale mes vendeve. Megjithatë si një të dhënë kundër marrjes së Sputnik dhe Sinovax, Rama shtoi edhe faktin që nuk ishin aprovuar nga OBSH-ja. 

E kam ndjekur dhe dua të bëj një sqarim. Askush mos të mendojë që vaksinat kineze dhe ruse është në tezga. Nuk është kështu! Edhe ndonjë shtet që ka lidhur dhe deklaruar marrëveshje nuk ka marrë akoma gjë. Sasitë për ato vaksina janë të kufizuara. Merrni numrin e të vaksinuarve në Rusi në krahasim me popullsinë. Nuk është numër që të bëjë të besosh se sasitë janë të mëdha. E dyta, mbase është keqkuptuar ajo që unë kam thënë, se nuk kemi asnjë arsye në botë për të vënë në dyshim integritetin e shkencëtarëve kinezë dhe rusë. Nuk kemi dyshim dhe kontestim. Ende nuk janë aprovuar nga OBSH, dhe nga ana tjetër, nuk mendojmë se ne duke qenë të linjëzuar me BE kemi ndonjë prioritet në radhën shumë të gjatë edhe për ato vaksina. Unë nuk kam ndryshuar mendim, dhe arsyeja është në këto që thashë. Nuk është çështje gjeo-politike, por është luftë politike në vetëvete jo për ne. Në të gjithë planetin. Bëhet luftë politike në arenën globale, e shikoni edhe këtu që hidhen teza e dëngla. Sepse nuk ka sasi, dhe sigurisht mbas këtyre të dyjave është luftë që varet nga niveli i marrëdhënieve dhe raportet personale. Duket çudi por varet edhe nga raportet personale. Në të gjitha rastst dua të bëj të qartë se nuk i kemi në dispozicion dhe po i refuzojmë. Nuk do të hedhim hapa formalë sepse jemi të vetëdijshëm sepse nuk ka arsye objektive që të na çojnë në rezultat. E kam thënë dhe e përsëris, kjo është situatë që mund të ishte shumë më ndryshe në kuptimin që kemi vendimarrje dhe nuk jemi ne për ta rregulluar. Është një fatalitet politik evropian, që Maqedonia detyrohet të kthejë sytë nga Kina dhe Rusia në mungesë të dozave për të filluar, përfshirë edhe vetë Kosovën. Të jeni të sigurt se ne i bëmë të gjitha lëvizjet për të siguruar vaksinën. Vaksina kineze është qartësisht e suksesshme, mjafton të shikojmë Turqinë, Emiratet e Bashkuara, Arabinë Saudite dhe që të gjitha të dhënat për efektet e saj janë pozitive. Nuk është pozicion refraktar, nuk jemi me idenë “kurrë mos u vaksinofshim dhe ne nuk marrim vaksina të tjera përveç Pfizer apo Astra Zeneca” dhe ne nuk pranojmë vaksina ruse apo kineze, nuk është e vërtetë,”-u shpreh numri një i qeverisë. 

LAJMI KRYESOR: Vijnë 8190 vaksina nga Pfizer, Rama shtrin dorën për DIALOG: Të merremi vesh për fushatën. Afër marrëveshjes për Astra Zeneca-n, vaksinat ruse dhe kineze s’janë miratuar nga OBSH

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama 22 shkurt 2021 edi rama rama 22 shkurt 2021

Sondazh

Poll