Politike

Me një listë të përbashkët në zgjedhje/ Të mërkurën regjistrohen si koalicion me Bashën, partitë aleate vendosin kush

22 Shkurt 2021, 18:52 Nga DOSJA
Me një listë të përbashkët në zgjedhje/ Të

TIRANË– Partia Demokratike dhe aleatët e saj, kanë vendosur tashmë që të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare. Ditën e nesërme në kualicion me Bashën do të regjistrohen dhe edhe Mediu dhe Duka. Por megjithatë këto të fundit kanë një kusht. Një ditë para regjistrimit në KQZ, partitë që do të jenë pjesë e listës shumë emërore, të udhëhequr nga Basha, kërkojnë që logoja e partive të tyre të përfshihen në fletën e votimit. Në një intervistë që kanë dhënë për ReportTv ata kanë thënë mospërfshirja e emrave dhe logove në listën e votimit, sipas tyre është edhe një tentativë tjetër e mazhorancës për të manipuluar procesin, duke krijuar konfuzion te votuesi.

 “Është interes i PD por edhe partive të koalicionit për të patur logo të partive, por edhe emrat e kandidatëve, për të tërhequr votuesin tradicional. Mundësisht të jenë edhe emrat, pasi qytetarët nuk votojnë numrat, por emrat. Mendoj që janë të gjitha mundësitë për të patur një qartësi në fletën e votimit”, tha Fatmir Mediu.

“Unë kam qenë partizan i kërkesës që të jetë i shënuar emri dhe logoja e partive. Sepse në rastin e parë, nëse thonë që në vend të emrit të vënë listat, humb sesi i listave të hapura. Dhe humb edhe kuptimi i koalicionit, i bie që të jenë parti që garojnë me njëra tjetrën. Ne përfaqësojmë parti specifike, me një identitet tonin, me disa vota shtesë”, tha Agron Duka

 “KQZ ka për detyrë të respektojë marrëveshjet e partive politik. Nëse KQZ do ti bindet manipulimit të procesit të Ramës për të krijuar konfuzion te votuesi, kjo nuk është normale.  Opozita duhet të jenë e qartë që kërkon një proces të thjeshtë e të qartë për votuesit”, tha Mediu.

“Nuk maksimalizohet vota pa logot e secilës parti në fletën e votimit. Duket që është një qëllim i maxhorancës për të arritur pikërisht këtë. Sepse prurjet e secilit me logon tonë dhe emrin tonë,  janë shumë më të mëdha, sesa nën logon vetëm të PD ku rrezikojmë të marrim vetëm votat e saj”, tha Duka.

Të mërkurën, partitë e koalicionit do të mandatojnë kryeopozitarin Basha të dorëzojë në KQZ kërkesën për tu regjistruar si koalicion për zgjedhjet e 25 prillit. Lista shumë emërore e tyre ende nuk ka një emërtim zyrtar, por aleatët artikulojnë dy ide.  

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha arriti një marrëveshje me Fatmir Mediaun për të dalë me një listë dhe program të përbashkët, në një takim që zhvilluan më datë 10 shkurt të këtij muaji. Ndërkohë pas takimit që zhvilluan disa ditë më parë  të dy ranë dakord që PR-ja dhe PD-ja të garonin në një listë dhe me të njëjtin program. Përveç Mediu dhe Dukës,   Basha ka arritur marrëveshje me kreun e PDIUsë, Shpëtim Idrizi, i cili do të kandidojë nën logon e PD, Nard Ndokën e Dashamir Shehun.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmir mediu fatmir mediu

Sondazh

Poll