Politike

“Referendumin s’e ndal asnjë marifet”/ Rama i përgjigjet ashpër Metës: Luftërat me shpata janë për fëmijët e kops

22 Shkurt 2021, 18:47 Nga DOSJA
“Referendumin s’e ndal asnjë marifet”/ Rama i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i pyetur  në lidhje me deklaratat e presidentit Ilir Meta i cili nga Vlora, i cili tha se nuk sheh si problem çështjen e skadencës së kartave të identitetit për të votuar, tha se tashmë e vetmja gjë që është fokusuar është vaksina.

Teksa po pret vaksinat kundër koronavirusit në Rinas, Rama me ironi ka thënë se  luftat me shpata janë për  fëmijë.

Me lejën tuaj do të doja të fokusohesha te arsyeja përse jemi këtu. Te kjo luftë për të siguar vaksinat e shqiptarëve. Luftërat me shpata janë për fëmijët e kopështit, ose për ata që kanë shkëptuje në lidhje me mburojën e trurit. Këtu është një luftë e madhe komunikimi dhe unë dua që kur kam mendimin e fundit, ai të jetë që bëra dhe bëmë diccka edhe për sot, në mënyrë që të mos mbetemi mbrapa. Kjo është lufta ime sot. Luftërat e tjera nuk e meritojnë shkëputjen e vëmendjes nga kjo.”- tha ai. 

LAJMI KRYESOR: Vijnë 8190 vaksina nga Pfizer, Rama shtrin dorën për DIALOG: Të merremi vesh për fushatën. Afër marrëveshjes për Astra Zeneca-n, vaksinat ruse dhe kineze s’janë miratuar nga OBSH

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll