Politike

‘Presidenti nuk është në rregull nga trutë’/ Metës s’i del e keqja me Ramën: Do kërkoj një ligj, të gjithë të k

22 Shkurt 2021, 15:57 Nga DOSJA
‘Presidenti nuk është në rregull nga trutë’/

VLORË– Presidenti Ilir Meta duket se nuk i del e keqja me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se ‘kreu i shtetit nuk është mirë nga trutë e kokës’. Në një konferencë për shtyp nga Vlora, numri një i shtetit ka premtuar se nga qeveria që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, do të kërkojë hartimin e një ligji të veçantë. Sipas Metës, do të kërkohet me ligj që çdo zyrtar i lartë i vendit të kontrollohet nga mjeku. 


PJESË NGA PRONONCIMI: 

Meta: Vaksinimi duhet përshpejtuar. Nuk duhet të na shpërqëndrojë nga qytetarët dergjen në spitale pa kujdesin e duhur shëndetësor. Prandaj kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur blerjen e pajisjeve jetëshpëtuese. Shëndeti dhe jeta e qytetarit nuk pret për t’u shpëtuar. Çdo gjë pret dhe ka kohën e saj. Sa i takon fushatës sesi ecën, nuk është interesi im. Për mua është e rëndësishme që fushata të jetë e bazuar në transparencë dhe llogaridhënie dhe debate për të ardhmen. Ky është interesi im kryesor. Dhe kandidatët të jenë njerëz me integritet. Të mos preken nga dekriminalizimi. Të gjitha partitë të pastrojnë listat e tyre, dhe asnjë parti të mos bëhet strehë për ata që pastron partia tjetër. Parashikimi im për zgjedhjet është triumfi i popullit për oligarkinë. Besoj e kanë kuptuar të gjithë. Kur flas për përmbysje, e kam fjalën për rend kushtetues në vend. Bazohet tek kontrolli i qytetarit, nuk është e kundërta që qytetari të jetë në mëshirë të politikës. Ky është thelbi i përmbysjes demokratike. Prandaj flasim për referendum. Rama në vend që të distancohej thotë presidenti nuk është në rregull nga trutë unë do t’i kërkoj parlamentit të ardhshëm që të miratojë një ligj, edhe në Kushtetutë të kemi një nen, të kontrollohen të gjithë psiqikisht janë në rregull apo jo nga trutë para se të marrin detyrën. Nga presidenti tek të gjithë me radhë.

Pyetje: Në lidhje me qëndrimin e ambasadorëve për zgjedhje dhe integrimin në BE?

Meta: Sipas qeverisë janë hapur 3 herë negociatat. Negociatat do të çelen falë referendumit të 25 prillit. E ardhmja e Shqipërisë është në Europë. Do të jemi përsëri në Vlorë. Nesër këtu më keni prapë. Ishte kënaqësi që erdhëm ditën në Vlorë, se mbetëm duke ardhur natën dhe fshehurazi.

LAJMI KRYESOR: ‘Presidenti lëviz natën’/ Meta i përgjigjet Ramës nga Vlora: Fushatë mashtrimi! Zgjedhjet e 25 prillit do jenë referendum, pjesëmarrje rekord

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta nga vlora ilir meta ilir meta nga vlora

Sondazh

Poll