‘Presidenti lëviz natën’/ Meta i përgjigjet Ramës nga Vlora: Fushatë mashtrimi! Shqiptarët votojnë edhe me shpata, do
22 Shkurt 2021, 15:53Nga DOSJA
VLORË– “Vjen fshehurazi natën dhe bën fushatë për LSI-në,“-titulli i një prej mediave online ka ngjallur reagime të forta nga presidenti Ilir Meta. Pasditen e sotme, kreu i shtetit ka zhvilluar një konferencë për shtyp me gazetarët duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e ngitura në tij, të cilat i cilëson si fabrikime të kryeministrit Edi Rama.
Meta kërkoi nga të gjithë gazetarët e pranishëm që të investigonin nëse presidenti kishte takuar atë ditë banorët e Selenicës, që e kishin thirrur në takim. Teksa përsëriste se gjithçka ishin akuza të fabrikuara, Meta ka sfiduar kryeministrin Rama, i cili e ka konsideruar Vlorën si qytetin e tij të zemrës, duke u shprehur se sa herë që të sulmohet do ta japë përgjigjen nga aty.
Deklaratës së Ramës, i cili u shpreh se “presidenti nuk është mirë nga trutë”, Meta iu përgjigj me propozimin për një ligj të ri. Ai premtoi se do të kërkonte nga parlamenti i ri hartimin e një ligji që detyronte drejtuesit politikë që të kontrollohen para marrjes së detyrës.
Pasi ka përfunduar me mohimin e akuzave të ngritura ndaj tij, Meta ka folur edhe për largimet nga LSI, ku me ironi është shprehur se në Berat paskan pasur më shumë anëtarë se Partia Socialiste e Kinës.
Po ashtu u shpreh se të gjithë kandidatët duhet të jenë të paprekshëm nga ligji i dekriminalizimit, dhe se partitë nuk duhet të bëhen strehë e “të pastruarve” nga forcat e tjera politike. Sa i përket problematikës së ngitur për skadencën e kartave të indentitetit, kreu i shtetit nuk e ka parë si problem për mbarëvajtjen e zgjedhjet parlamentare, teksa u shpreh se shqiptarët do të sigurojnë pjesëmarrje masive.
Më tej, Meta ceku edhe njëherë problematikat me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, shpërndarjen e vaksinave dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka rrëfyer betejën e saj me Covid-19.E ftuar në “Opinion”, në News24, ish-ministrja rrëfeu se ka që...
VLORË– Presidenti Ilir Meta ka sfiduar kryeministin Edi Rama nga Vlora, duke u shprehur se sa herë të akuzohet do të japë përgjigjen nga qyteti, të cilin k...
TIRANË- Kryeministri Rama është larguar nga takimi që po bënte me sipërmarrësit e rinjë. Ai ka lënë në mes bisedën duke thënë se do të jetë në një tjetër d...
VLORË– Presidenti Ilir Meta duket se nuk e sheh si problem çështjen e skadencës së kartave të identitetit, kur vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhje...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në një bisedë që ka zvilluar me aktorë të bizneseve Start Up dhe sipërmarrje të reja përfituese nga skemat mbështetëse për ...
VLORË– Presidenti Ilir Meta është përgjigjur nga Vlora për akuzat se ka udhëtuar gjatë natës në qytet për të bërë fushatë për LSI-në. Në një konferencë për...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim online me biznese “Start Up” dhe sipërmarrje të reja përfituese nga skemat mbështetëse për bizn...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur për futjen në treg të sipërmarrjeve të reja dhe mbështetjen që ka dhënë qeveria në zhvillimin dhe rritjen e tyre.Gja...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvillaur një bashkëbisedim online me biznese “Start Up” dhe sipërmarrje të reja përfituese nga skemat mbështetëse për biz...
Politike22 Shkurt 2021, 13:43
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar takime me disa banorë nëpër rrugët e kryeqytetit.Basha ka zhvilluar një bi...