Politike

“Ilaçi kryesor, qetësia psikologjike”, Ish-ministrja Kumbaro rrëfen betejën e vështirë me Covid-19

22 Shkurt 2021, 15:31 Nga DOSJA
“Ilaçi kryesor, qetësia psikologjike”, Ish-ministrja

TIRANË– Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka rrëfyer betejën e saj me Covid-19.

E ftuar në “Opinion”, në News24, ish-ministrja rrëfeu se ka qëndruar dy javë e karantinuar, për shkak të shenjave të koronavirusit, si temperaturë e lartë, dhimbje trupi, lodhje e këputje.

Kumbaro tha se gjëja më e rëndësishme në përballjen me virusin është menaxhimi i anës psikologjike, e cila sipas saj, do të lërë pasoja te shoqëria edhe pas pandemisë.

Krahasuar me panoramën e përgjithshme, mendoj se mund të quhemi te rastet mesatare. Qetësia psikologjike është kryesore për të përballuar këtë virus. Kur e kalova unë kishim shumë miq, shokë, të infektuar, që në të njëjtën kohë shkëmbenim mesazhe, dhe mendoj se ana psikologjike duhet menaxhuar. Do duhet të merremi me pasojat psikologjike që do i lërë virusi shoqërisë. Ne u karantinuam dy javë në banesë, jo vetëm për protokoll, por edhe fizikisht ishim të pamundur. Kishim temperaturë, dhimbje trupi, këputje, pafuqi. Temperatura shkoi në parametrat 38-39 gradë. Këshillat e mjekut duhen ndjekur, është shumë i domosdoshëm kontakti me mjekun. Ishte këshilla e mjekut që na shoqëroi më shumë psikologjikisht për të na bindur të mos marrim antibiotikë, antiviralë, etj. Këto terapitë që qarkullojnë nuk besoj se duhen ndjekur, por ushqimi, vitaminat, shumë lëngje. Këto ishin këshillat që ne ndoqëm dhe monitorimi i situatës me analiza” u shpreh ish-ministrja Kumbaro.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mirela kumbaro mirela kumbaro

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2021, 13:43

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar takime me disa banorë nëpër rrugët e kryeqytetit.Basha ka zhvilluar një bi...